Shqiperia me ligj per sigurine online ne portale

Shqiperia do te kete tashme nje ligj per sigurine online dhe menaxhimin e ‘tregut’ kaotik te portaleve online qe jane krijuar me shumice vitet e fundit ne vendin tone.

Shtimi i ankesave te qytetareve per fyerjet dhe piraterine online dhe shtimi i portaleve kane bere qe qeveria shqiptare te pergatise nje ligj per rregullimin e kesaj veprimtarie.

Me ligjin e ri, nje portal online do te quhet nje biznes online, per te cilin do te aplikohen te njejtat masa sigurie si me karten e kreditit.

Ligji ka per qellim te ndeshkoje shpifjet, mashtrimet, fyerjet, piraterine dhe vjedhjen online.

Lajmin e njoftoi nje dite me pare gjate nje interviste per ‘Top-Channel’, ministrja e Inovacionit Milena Harito.

‘Çdo person qe ndihet i fyer per arsye raciste, ksenofobie, pornografie kundrejt femijeve te mund, te raportohen nga personat ne çdo portal’, tha Harito.

 

/Techsot.al/