Shqiperia nder vendet me paga te uleta ne sektorin privat ne Europe

Lidhur me artikullin:

Ne Shqiperi, paga mesatare bruto mujore ne sektorin privat eshte 400 euro, nder me te uletat ne Europe. Vendi qe paguan me pak ne privat eshte Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro. Ne shtetin fqinje Maqedoni, paga mestare ne sektorin privat eshte 524 euro. Akoma me e larte eshte paga ne privat ne Malin e Zi, qe i kalon 700 euro ne muaj. Ne Serbi eshte 505 euro…

Observatori Financiar per Europen Qendrore ka publikuar nje studim mbi diferencat e pagave ne kete rajon, perfshire ketu edhe Shqiperine. Studimi tregon se banoret e rajonit te Europes Qendrore dhe Juglindore fitojne rreth 2.5 here me pak se ata te Bashkimit Europian dhe se shumica e ketyre vendeve nuk konkurrojne per investitore, duke ulur pagat.

Ne Shqiperi, paga mesatare bruto mujore ne sektorin privat eshte 400 euro, nder me te uletat ne Europe. Vendi qe paguan me pak ne privat eshte Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro. Ne shtetin fqinje Maqedoni, paga mestare ne sektorin privat eshte 524 euro. Akoma me e larte eshte paga ne privat ne Malin e Zi, qe i kalon 700 euro ne muaj. Ne Serbi eshte 505 euro.
Shqiperia renditet edhe nder vendet me page minimale neto te ulet, e cila llogaritet ne 140 euro.

Ukraina dhe Rusia jane vendet qe kane nivelin me te ulet te ketij treguesi, perkatesisht me 42 dhe 63 euro. Vendi me pagen me te larte minimale neto eshte Austria, me 1,483 euro. Sllovenia, nga ana tjeter, llogarit nje page minimale neto ne rreth 561 euro. Ndryshimet jane dramatike. Pagat minimale neto ne vende si Rusia, Ukraina, Shqiperia, Maqedonia, Bosnja etj., jane deri ne 5 apo 7 here me te uleta se ato te 15 vendeve te BE-se (struktura e vjeter e familjes europiane).
Studimi tregon se kjo shperndarje nuk lidhet vetem me faktore ekonomike, por edhe me ata historike.

Vendet lindore dhe pjesa jugore e Baltikut kane pasur ndikim te forte nga Rusia, Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane. Efektet 200-vjeçare ndihen edhe sot ne tregun e punes. Individet e ketyre rajoneve punojne me fort se fqinjet perendimore.

Studimi gjithashtu nxjerr ne pah se Europa Qendrore dhe Juglindore eshte heterogjene.
Ne te bejne pjese shtete moderne siç eshte Austria, Sllovenia apo Çekia; shtete qe synojne qe t’u bashkohen atyre me ekonomi te konsoliduar si: Polonia, Hungaria, Shtetet Baltike, Sllovakia etj., si dhe ato qe jane ne “kryqezim” si Shqiperia, vendet e ish-Jugosllavise apo se fundmi edhe Rusia.
Megjithate ka edhe shtete qe kane reduktuar ndjeshem diferencat, siç eshte rasti i Polonise, ku paga neto mesatare eshte 2.5 here me e vogel se ne 15 vendet baze te BE-se.

Ne Shqiperi, paga mesatare neto llogaritet ne 331 euro ose rreth 4.4 here me e ulet se ajo ne Austri. Afer Shqiperise, per kete tregues, gjendet Maqedonia. Raste me diferenca te medha jane edhe ato krahasuese mes Austrise dhe Sllovenise e disa vende te tjera te Ballkanit Perendimor, si dhe ai mes Estonise (nje vendi te vogel) dhe Rumanise.

Ne analize, studimi merr edhe nje ze tjeter siç eshte ai i perqindjes qe ze paga minimale neto ndaj kostos mesatare te punes (ku perfshihet paga neto, taksat dhe kontributi shoqeror dhe shendetesor).

Shqiperia ka perqindjen me te larte te ketij treguesi qe eshte rreth 71%. Maqedonia llogarit pak a shume te njejtin nivel, me nje diference prej rreth 3 pike perqindje.

Rasti i Bosnjes dhe Hercegovines eshte me karakteristik. Ai ploteson pothuajse te gjitha kriteret e nje shteti te shkaterruar. Paga mesatare neto (ekuivalente me 177 euro) ne Bosnje dhe Hercegovine eshte 4 euro me e ulet se paga neto minimale (181 euro) dhe paga minimale bruto eshte 10 euro me e ulet se paga mesatare bruto (277 euro).

Raporti nenvizon edhe ndryshimet ne politikat e taksimit. Ne te thuhet se vendet e rajonit qe jane marre ne analize kane zbatuar pak a shume nje politike te qendrueshme taksimi. Kjo shpjegohet me nje sere faktoresh, ku nder te tjera renditet edhe mungesa e ndryshimeve strukturore.
Studimi nenvizon nje argumentim pesimist, qe ka te beje me faktin se nje pjese e mire e sistemeve te taksimit ne kete rajon jane te komplikuara, jo miqesore me tatimpaguesit dhe joefikase, ndaj kerkohet permiresimi i tyre pa stimuj te forte nga jashte.

Ne rajon eshte vene re zbatimi i te ashtuquajturit ‘rregullim’ qe me se shumti eshte nje kopjim i ideve te keqija te Hungarise, e cila dallohet per shpikjen e titujve te rinj te taksave, si: taksa mbi sistemin bankar, mbi shitesit, qe jane vene re edhe ne Poloni.

Nje tjeter aspekt ku ka dallime mes vendeve te rajonit eshte edhe ai i parandalimit me mashtrimet e TVSH-se, ku parashikohet mbulimi i nje game gjithnje e me te gjere te mallrave.
Ekspertet qe kane hartuar raportin nenvizojne se rajoni po perpiqet qe te krijoje nje klime sa me miqesore per sistemin e brendshem fiskal, si dhe te mbajne nje nivel te ulet te rasteve qe reduktojne mashtrimet dhe permiresojne mjedisin.

Efektet e nje reforme te pergjithshme do te duhen te shihen ne nje kohe disi me te gjate.

pagat

/Business Magazine