Shqiptaret kane dyfishuar shpikjet e tyre. Ja kush jane

Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe Markave njoftoi se jane dyfishuar aplikimet e shqiptareve per shpikjet e tyre: Gjate periudhes 1 janar 2016-15 shtator 2016, eshte rritur dukshem krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Sipas te dhenave, markat kombetare jane rritur ne masen 24.8% ne raport me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Shqiperia ka te regjistruar ne Drejtorine e Pergjithshme te Patentave dhe Markave shpikesit e saj me patentat perkatese, ku njeri prej tyre ka arritur qe inovacionin e tij ta kete edhe si patente evropiane. Fushat e shpikjeve shqiptare jane mekanika, farmaceutika, ajo elektrike, teknologjia e naftes dhe elektroteknike.

Ja pese prej tyre:

1- Arben Mani eshte shpikesi i motorit me djegie te brendshme me cilindra te kundert dhe piston te perbashket.

Motori- MANI, i cili eshte nje motor me djegie te brendshme me cilindra te kundert te perbashket. Ai prodhon fuqi me levizje rrotulluese ne menyre te panderprere dhe ne te dy kahet e levizjes se grupit te pistonit. Po ashtu, ai mban edhe patenten per “Sistemin e levizshem te kurores se pistonit” Patenta regjistruar ne 16.09.2015.

2- Shuajip Kraja, mbajtes i Patentes Europiane per “Bivaksinen heterologe antikancer per njerezit”.

Nje vaksine anti kancer te njerezve, nje proces per pergatitjen e kesaj vaksine dhe perdorimi i saj ne pergatitjen e medikamentit per trajtimin ose parandalimin e kancerit. Bivaksina heterologe ka ne perberjen e saj dy komponente biologjike. Krahas kesaj patente, Z. Kraja ka nje tjeter patente per ilaçe mjekimi, ne veçanti per kurimin e infeksioneve ose te semundjeve kancerogjene. Patenta e regjistruar ne 02.04.2008.

3- Thanas Karajani, Ylli Pollo, Elmaz Xhediku kane mundur te krijojne nje teknologji e re per absorbimin e pluhurave dhe gazrave industrial qe shkarkohen ne atmosfere. Perftimi i energjise elektrike shtese nga energjia qe do te çlirohej ne atmosfere. Eliminimi i tymrave dhe gazrave qe çlirohet ne atmosfere duke perdorur pajisjet e duhura per thithjen dhe eliminimin e pluhurave. Keto pluhura mund te trajtohen ne menyre te metejshme dhe mund te perdoren ne bujqesi ose ndertim. Patenta e regjistruar ne 10.07.2012.

4- Maksim Shuli ka mundesuar perdorimin e ezhektorve si teknologji ne shfrytezimin e vendburimeve te naftes, gazit dhe gazokondensatit ne Shqiperi. Po ashtu, edhe perdorimin e lendeve shkume formuese, si metoda te reja me frytshmeri te larte per rritjen e gaznxjerrjes ne vendburimet e gazit ne vendin tone, si dhe perdorimin e termoizolimeve te pajisjeve siperfaqesore dhe metodave te tjera, te siperfaqes, ne trungun e pusit dhe ne shtrese, kunder hidratformimit te puseve te gazit dhe gazokondensatit ne Shqiperi, si metoda bashkekohore dhe mjaft efektive. Patenta e regjistruar ne 18.05.2016.

5- Vullnet Miraka eshte shpikes i pajisjes Gjenerator Graviteti Centripetrik per Fluidet. P. G. G. C. F. Patenta e regjistruar ne 09.11.2015.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al