Shqiptaret punojne me shume ne Evrope, por rendimenti i ulet

Me 2102 ore pune ne vit, punonjesit shqiptare rrine shume me teper ne pune se maqedonasit, amerikanet, gjermanet, francezet dhe mesatarja e vendeve te zhvilluara te OECD.

Per shumekend eshte normale te punoje pas orarit te punes edhe pse mund te mos paguhet, te qendroje ne ambiente tregtare per mbi 10 ore, ose dy turne radhazi, apo dita e punes te filloje ne 9 te mengjesit e te perfundoje pas ores 9 te mbremjes (kjo e fundit e vertete sidomos per median e shkruar). Nuk eshte e ulet as koha qe nje punonjes mund te kaloje ne kafe gjate orarit te punes, apo duke lundruar ne rrjetet sociale, ndersa vendi nuk shquhet per produktivitet te larte (ende kemi pagat dhe te ardhurat per fryme nder me te uletat ne Europe).

Te dhenat e INSTAT (te publikuara ne 2015-n, ne baze te nje anketimi te kryer ne 2013) tregojne se Shqiperia ka nder oret me te gjata te punes ne bote, me 2102 ore/vit.

Nga te dhena krahasuese rezulton se nga vendet e zhvilluara te OECD, vetem Meksika dhe Koreja kane ore me te gjata pune se ne, me perkatesisht 2,237 dhe 2,163 dhe shume me te larte se mesatarja e OECD prej 1,770 ore ne vit.

Edhe ne raport me vendet e rajonit, shqiptaret kane ore me te gjata pune, ku psh ne Maqedoni, statistikat zyrtare tregojne se jane 1,875 ore pune ne vit.

Sipas vrojtimit te INSTAT, te gjithe sektoret ne Shqiperi kane raportuar mbi 2000 ore pune ne vit, ku rekordin e mbajne Informacioni dhe Komunikacioni, (2 132); Tregtia me shumice dhe pakice (2,171); Industria perpunuese (2, 126); Akomodimi dhe aktivitetet e sherbimit te ushqimit (2 128).

Vendet e OECD, Gjermania me eficiente

Jane te njohur ne gjithe boten per eficiencen dhe korrektesine e tyre. Edhe sipas te dhenave me te fundit te studiuara nga OECD, Gjermanet rezultojne me eficiensen me te larte nder punonjes, duke shpenzuar me pak ore pune per te arritur objektivat dhe kryer detyrat e tyre, ne sferen profesionale, me vetem 1363 ore/vit, afersisht 57 dite. Ndjekur me pas nga Norvegjia me 1403 ore pune ne vit, me pas vjen Hollanda me 1421 ore pune ne vit.

Me ore me te larta pune, sipas studimit jane Meksika me 2237 ore pune ne vit, Korea me 2163 dhe Greqia me 2060 ore pune ne vit.

Sipas raportit, jane marre te dhenat e studiuara nga Organizata per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) per vitin 2013.

Shume vende pune moderne jane duke eksperimentuar me ndyshime lehtesuese ne fuqine punetore dhe strukturen themelore te punes se planifikuar. Kola fleksibel lejon punetoret e zyres per te zhvendosur kohen e tyre te punes larg nga trafiku; per shembull, duke arritur ne ora 10:00 dhe duke e lene ne 6:00. Teknologjia lejon punonjesit per te punuar nga shtepite e tyre ose ne vende satelitore (jo ne pronesi te punedhenesit), duke eleminuar ose reduktuar kohen qe udhetojne kryesisht ne zonat e populluara. Kontratat zero-ore krijojne kontrata pune pa garanci minimale per oret; punetoret paguhen vetem per oret qe ata punojne.

Se fundmi Suedia u komentua ne gjithe boten, pasi vendosi te kaloje drejt nje standardi te ri te punes 6 oreshe ne dite.

Nga minimale me e ulet ne Europe, te mendohet per produktivitetin

Ndersa ka oret me te gjata te punes, Shqiperia ka pagen minimale me te ulet mes vendeve te Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, jo vetem ne vlere absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqise blerese.

Koço Broka, ekonomist, pohon se ka ardhur koha te mendohet seriozishit per rritjen e produktivitetit te punes dhe te shqyrtohen arsyet se pse kemi rendimentin me te ulet ne Europe. “Keshtu ka qene edhe para nje shekulli keshtu ndodh dhe sot. Popujt ecin perparojne. Duhet t’ia kerkojme vetes rritjen e produktivitetit te punes per rrjedhoje rritjen reale te pages mesatare e minimale, por edhe duke i kerkuar qeverise qe te orientoje kete rritje me ritme te shpejta”.

/Balkanweb/