Shqiptari, i pari qe shpik vaksinen kunder kancerit

Profesor Shuaip Kraja eshte shpikesi i pare shqiptar qe gezon te drejten mbi patenten evropiane per vaksinen kunder kancerit. E konsideruar si nje shpikje inovative ne fushen e mjekesise, leshimi i kesaj patente nga Organizata Europiane e Patentave (EPO), i hap rrugen procedurave per marrjen e autorizimit te prodhimit nga Bashkimi Europian.

Ne kuader te studimit pilot me paciente vullnetare, me Bi vaksinen antikancer jane trajtuar e sheruar per nje kohe te gjate disa dhjetera raste nder vite. Ajo shfaq siguri te plote ne trajtimin dhe sherimin e formave te ndryshme te kancereve, pa rishfaqje te tyre.

Bi vaksina perben nje menyre mjekimi shume me te pershtatshme qe konkuron dhe do te zevendesoje ”artilerine” e rende te kimioterapise dhe radioterapise si nje gjilpere inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv te ri), qe do te jete ne gjendje ndermjet triliona qelizash te organizmit (normale dhe malinje), te dalloje dhe te vrase ne menyre selektive qelizat malinje pa demtuar qelizat e shendosha te organizmit.

Bi vaksina aplikohet per mjekimin e formave te ndryshme te kancerit dhe po ashtu vlen ne imunizimin kunder shfaqjes se kancerit ne persona te shendoshe, por te predispozuar per te zhvilluar kancer. Patenta per kete shpikje njihet ne shume shtete dhe institucione te rendesishme nderkombetare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicer, France, Britania e Madhe, Irlande, Shqiperi, Kosove e Kroaci.
Profesor Kraja ka marre po ashtu nje patente te dyte ne nivel europian per medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar per patentim prane institucionit te Regjistrimit te Patentave dhe Markave, kete radhe ne Gjermani.

Medikamenti ka nje spekter te gjere dhe eshte vertetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene te rrezikshme per shendetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epidemine e tij.

Ne pranveren e vitit 2015 eshte konfirmuar pranimi i ketij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhene e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si nje domosdoshmeri hedhja e ketij medikamenti ne tregun nderkombetar, duke u bazuar ne efektet kuruese dhe sheruese kunder semundjeve te ndryshme virale bakteriale.

Ai vleresohet si nje inovacion i patentuar shume i nevojshem per farmaceutiken boterore, veçanerisht aty ku OBSH jep alarmin per rezistencen e antibiotikeve dhe kohen e gjate te mungeses se tyre ne treg.
Prof. Shuaip Kraja ka lindur ne qytetin e Shkodres ne vitin 1936. I specializuar per biologji molekulare, Prof Kraja ka nje karriere te pasur shkencore e akademike, qe i kalon kufijte shqiptare