1

Shtegu Valbone – Theth. Nje atraksion jo vetem per turistet e huaj (Foto)

Nje numer i madh shqiptaresh dhe te huajsh e ngjisin Qafen e Valbones duke shijuar ecjen ne mal dhe panoramen e Alpeve. Ai eshte nje shteg i lehte dhe relativisht i shkurter. Rreth 15 kilometra rruge nga Fusha e Gjese ne Valbone deri ne Theth, pershkruhen nga te apasionuarit e ecjes ne mal zakonisht per shtate ore, me pushime te gjata ne vendburimin e Valbones, ne Qafen e Valbones dhe ne nje lokal te thjeshte qe gjendet mes Qafes se Valbones dhe Thethit.

Udhetimi zakonisht zgjati dy dite, ku njera dite kalohet me vajtjen nga Tirana ne Hidrocentralin e Komanit dhe me pas, me traget deri ne Fierze, e me furgon deri ne Valbone. Ne diten e dyte kalohet shtegu dhe mund te vendoset shpenzimi i nje dite ne Theth apo rruga e kthimit me furgon permes Qafes se Thores.

Keto foto jane realizuar me 19 – 20 shtator 2015 dhe jane vendosur ne rend kronologjik, nga nisja me traget ne Koman deri te mberritja ne Theth.

Qafa e Valbones gjendet ne kuoten 1800 metra mbi nivelin e detit. Fusha e Gjese ne Valbone, nga ku nisen ekspeditat per kalimin e saj, gjendet ne kuoten 800 metra ndersa Thethi ne kuoten 900 metra mbi nivelin e detit.