Shtohen shqiptaret te Pescara. Mbrojtesi Maloku firmos per 5 vite

Zgjerohet “kolonia” Shqiptare te Pescara. Pas Ledian Memushaj, liderit te “delfineve” ku mban dhe shiritin e kapitenit dhe afrimit ne merkato te Rey Manaj, me skuadren e Massimo Odos, ka firmosur kontraten e tij te pare si profesionist edhe mbrojtesi shqiptar Leonardo Maloku. 18-vjecari qe eshte aktivizuar me ekipet perfaqesuese kuqezi te moshave ka lene shenje ne grumbullimin pergatitor parasezonal ku eshte bashkuar per here te pare me skuadren e pare dhe eshte aktivizuar ne te 3 miqesoret e luajtura deri me tani nga Pescara duke bindur keshtu klubin per te firmosur me te nje kontrate 5-vjecare. Mediat italiane shkruajne se klubi beson shume te djaloshi qe ka lene shenje ne seancat stervitore ndersa ne miqesoret e luajtura ka spikatur per dinamizmin, perqendrimin dhe kontributin ne te dyja fazat e lojes, ndersa mund te luaje shume mire jo vetem ne krah por edhe si qender mbrojtes si nje lojtar shume pozicional.

Mediat italiane kujtojne nderkohe se jo me kot ne vitin 2014 Maloku u grumbullua me kombetaren e 17-vjecareve te Shqiperise per te marre pjese ne kualifikueset e Europianit kunder Norvegjise, San Marinos dhe Austrise. Ne kete menyre Maloku do te jete pjese e skuadres se pare te Pescares ne Serine A ne sezonin qe pritet te nise, bashke me Manajn dhe Memushaj.