Shtohet oreksi i kinezeve. Duan 100% te aksioneve te Milan

Lidhur me artikullin:

Kinezet deshirojne te blejne te gjithe paketen e aksioneve te Milan. Lajmi publikohet nga mediat italiane sipas te cilave klubi kuqezi shume shpejte pritet te kete pronare te rinj. Fillimisht manjatet aziatike ishin te orientuar per te blere 70% te aksioneve, me pas kerkesat e tyre u rriten ne 80% dhe tashme kinezet kerkojne te jene padronet e vetem te Milanit. Grupi kinez kerkon te nxitoje per te mbyllur sa me shpejte marreveshjen me kompanine Fininvest qe ka ne pronesi aktualisht klubin kuqezi dhe sipas te gjitha gjasave firmat mbi kontrate per shitjen e aksioneve te Milan do te hidhen ne fund te ketij muaji.

Grupi me qender ne Pekin ka nje projekt serioz dhe kerkon ta riktheje Milan ne majat e futbollit italian dhe atij europian ne harkuan e 3 apo 4 viteve dhe per kete arsye deshiron te bleje te gjitha aksionet e klubit kuqezi. Nese marreveshja nuk mbyllet perpara fundit te muajit Korrik veshtire se Milan do te zhvilloje nje merkato te fuqishme gjate kesaj vere duke ditur veshtiresite financiare qe po has aktualisht. Per momentin administratori i deleguar Adriano Galliani ka afruar ne skuader vetem sulmuesin Gianluca Lapadula.