Shtrengimi i grushteve ndihmon memorien

Shtrengoni grushtin e dores se djathte per te ruajtur gjera ne kujtese dhe grushtin e dores se majte per t’i kujtuar. Trajnimi i neuroneve eshte shume me i rendesishem sesa kujtoni, te pakten sipas nje studimi amerikan te publikuar ne ‘Plos One’.

Studiuesit e Montclair State University ne New Jersey kane ndare pjesemarresit ne 5 grupe. I pari duhet te shtrengonte doren e djathte per 90 sekonda para se te memorizonte nje liste me 72 emra dhe pastaj te benin te njejten gje para se t’i kujtonin. Grupi i dyte duhet te kryente te njejten detyre me doren e majte, ndersa grupi i trete dhe i katert duhet te alternonin te dyja duart.

Pervec ketyre, nje grup kontrolli memorizoi dhe raportoi me mendje listen pa shtrenguar grushtat. Performanca e atyre qe shtrenguan doren e djathte per favorizimin e procesit te memorizimit dhe e atyre qe shtrenguan te majtin para se te kujtonin listen, duke perfshire grupin e kontrollit, edhe pse me kete te fundit rezultati nuk ishte statistikisht domethenes.

Autori kryesor, Ruth Propper, shpjegoi se kerkimi ka treguar sesi disa levizje te thjeshta te trupit, duke modifikuar njekohesisht rruget celebrale qe perdoren, mund te permiresojne memorien.

Kerkime te ardhshme do te shqyrtojne nese shtrengimi i grushteve mund te permiresoje forma te tjera te njohjes, pershembull aftesite verbale apo hapesinore.

Autoret specifikojne se eshte e nevojshme qe kerkimet te vazhdojne me tej per te verifikuar nese eshte e mundur te ruhen te njejtat rezultate te memorizimit te fjaleve edhe me stimuj vizive si pershembull duke kujtuar fytyra apo hapesira, si pershembull duke kujtuar ku ishin celesat e shtepise.

Ne baze te punes se realizuar deri tani, autoret mendojne se efekti ne memorie qe merret nga shtrengimi i grushteve mund te jete prej aktivizimit te rajoneve specifike te trurit qe lidhen me formimin e memories.