Shtypja e Lartë E Gjakut Në Shtatzani

 

Shtypja e gjakut përcaktohet nga sasia e gjakut që pompon zemra dhe sasia e rezistencës në qarkullim të gjakut në arterie. Sa më i madh vëllimi i gjakut dhe sa më të ngushta arteriet aq më i larët është presioni i gjakut. Shtypja e lartë e gjakut në shtatzani mund të shkaktojë disa probleme siç janë zvogëlim të qarkullimit të gjakut deri te placenta, shkëputje të placentës, lindje të parakohshme dhe gjasa për të zhvilluar probleme kardiovaskulare. Hapat në vijim mund t’i praktikosh për të zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut.

Hapi i parë

Bisedo me mjekun rreth medikamenteve që po përdor. Disa medikamente shkaktojnë rritje në shtypje të gjakut. Nëse ky është rasti juaj, atëherë ai ndoshta do të gjej medikament alternativ apo edhe përcaktoj nëse ka mundësi të shmangësh përdorimin e medikamenteve deri pas lindjes.

Hapi i dytë

Kufizo apo elimino tërësisht ushqimet e skuqura (përzhit). Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të skuqura apo atyre me shumë vaj mund të shkaktoj ndërtimin e ati vaji në arteriet tuja. Ky grumbullim në arterie e ngushton rrugën e qarkullimit të gjakut kështu duke rritur shtypjen e gjakut. Nëse konsumo ushqime të skuqura atëherë balanco këtë me perime të freskëta (shembull pulë të skuqur me sallat në vend të patateve të skuqura).

Hapi i tretë

Monitoro sasinë e kripës. Kufiri ditor i sasisë së kripës është 2.400 mg, por, të shkurtosh sasinë në vetëm 1.500 mg ka treguar rezultate të mira në ulje të shtypjes së gjakut. Ushqimet e procesuara, ushqimet e shpejta dhe disa pije sportive janë me shumë sasi sodiumi edhe atëherë kur nuk kanë shije të kripës.

Hapi i katërt

Rri në peshë të shëndetshme dhe shto aktivitetin fizik kurdo që mundesh. Me aktivitet fizik ju forconi zemrën dhe sistemin kardiovaskular gjë që i mundëson trupit tuaj të pompoj gjakun në mënyrë efikase dhe më lehtë. Para se të fillosh me ndonjë aktivitet fizik së pari bisedo këto me mjekun për tu siguruar që janë të padëmshme për ty dhe foshnjën.

Hapi i pestë

Shmang pirjen e duhanit apo alkoolit. Pirja e duhanit vë stres në zemër dhe sistemin kardiovaskular e të njëjtën kohë është i rrezikshëm për shëndetin e foshnjës.

Hapi i gjashtë

Shto sasinë e potasës duke marrë suplementar apo duke ngrënë ushqime të pasura me potasë. Rekomandohen rreth 2000 mg potasë si suplementar dietal. Ushqimet e pasura me potasë janë bananet, lëngu i portokallit, avokado, pjepri, domatet dhe pula.

Hapi i shtatë

Mëso teknikat e relaksimit si për shembull ushtrime të frymëmarrjes apo edhe yoga për ulur stresin dhe stabilizosh shtypjen e gjakut. Teknikat e frymëmarrjes të ngjashme me ato që përdorën në klasat Lamaze mund të jenë efektive në zvogëlimin e ankthit apo stresit dhe nxisin relaksimin.

Gjërat që të duhen

  • Lista e medikamente që merr për momentin
  • Fruta dhe perime të freskëta
  • Plan ushtrimesh apo regjim aktiviteti fizik
  • Ushqime burimore me potasë

burimi: sherohu.com