Shuhet endrra e Nuri Seferi. Glowacki fiton me vendim unanim

Lidhur me artikullin:

Ndalet ne arenen e Torun ne Poloni rruga e boksierit shqiptar Nuri Seferi drejt titullit boteror ne versionin WBO. 38-vjeçari i lindur ne Gostivar e humbi me vendim te jurise pas 12 raundeve duelin perballe polakut Krzysztof Glowacki qe fiton bileten e finales per t’u ndeshur me pas me mbajtesin e brezit boteror, gjermanin Marco Huck me Glowacki qe mori njekohesisht edhe brezin e kampionit te Europes qe mbahej nga Seferi.

Me futjen e Nuri Seferit, salla u ndez ne arenen polake ku shqiptaret ishin me te pakte ne numer. Ishte nje hyrje me motivet e krenarise kombetare, ashtu si dhe himni shqiptar, duke rritur emocionet ne kulm para duelit.

Raundi i pare ishte akademik me te dy boksieret qe studiuan njeri tjetrin dhe me kalimin e minutave strategjia u be e qarte, perballe shtatlartit polak Seferi e kishte te veshtire te afrohej dhe mund te perfitonte vetem duke e mbeshtetur ne cep siç tentoi ne fundin e raundit te dyte. Raundi i trete u me agresiv sa lufta vijoi edhe pas renies se gongut dhe ne raundet ne vijim polaku filloi te jepte gjithnje e me teper goditje fale parametrave fizike dhe u be e qarte se bosksierit nga Gostivari i duhej te sulmonte per ta mbyllur ndeshjen me knock out pasi piket shkonin ne favor te kundershtarit. Gjithsesi diçka e tille nuk ndodhi dhe raundet vijuan te ecnin ne favor te Glowacki qe ruante freskine, ndersa Nuri Seferi beri nje tentative te fundit per ta mbyllur ndeshjen me nje goditje te vetme ne fund te raundit te 12 me nje grusht te forte per knock down. Polaku u lekund por nuk ra per t’u kthyer me nje bresheri goditjesh deri ne fund per ta fituar ndeshjen me vendim unanim te jurise 118-110, 118-110 dhe 120-108 ne favor te Glowacki.

Kjo ishte disfata e pare e Nuri Seferit qe nga viti 2008 kur ishte mundur nga britaniku Herbie Hide. 38 vjeçari ka nje rekord prej 36 fitoresh, 20 me knock out dhe 7 humbjesh.