Shukriu dhe shukrizimi i ndjeshmerise sone

Nga Flutura Acka.

U moret me dite te tera me fushaten e shukrizimit, i late pune e zanat, siç beni perhere duke iu bashkuat parodise se shemtuar shqiptare, qe shpesh e me shpesh na beft enkas per t’u hutuar nga gjerat esenciale. U moret me poturet, dhe jo me ato poshte potureve qe drejtojne, ne te vertete, vendin tone me nje dhune autokratike te papare ne keta 25 vite. U moret me brimen e potureve, dhe jo me brimen e xhepave tuaj te shpuar, qe po ju hapet perdite e me shume nga varferia.

U moret me fjalet banale dhe te krupshme te dialogut rruspan-e-rruspi, por jo me thelbin e fjales se tij: “Do te hap nje galeri pikturash.” Keshtu tha ai: Me nje llaf do t’i bej rrush e kumbulla paret e qytetit tim. Kjo duhet t’ju kishte shqetesuar, ky trend per art kallp mbi nje varferi ekstreme e tronditese. Eh fundja, ai eshte vetem buloni me i parendesishem i kesaj Qirtoreje te madhe me emrin shtet, qe kemi ngritur ne emer te demokracise. A nuk eshte keshtu? A nuk kane ministrat tane, mbase, secili nga disa dashnore?

Nje minister u pushua dikur sepse nga tabulatet e telefonave i dolen 4 cope te dashura qe i mbante me parate e shtetit. A nuk e dime ne se politikanet tane i kane te nenkuptuar te levizin çdo here me escort-girls? Pyesni bodygardet e tyre “te kercenuar te heshtin per vdekje” dhe do ta shihni se panorama e shtetit te ndertuar mbi seksomanine, eshte menyra e funksionimit te tij. A nuk jane ca nga profesoret tane te nderuar, edhe pse shpesh me prostate, te darovitur shpesh me te tille embelsire per nje provim? A nuk e hedhin syrin shefat e redaksive shpesh te vajzat e reja studente qe aspirojne te jene gazetare te pavaruara; shume prej tyre ngaqe vendosin te mos hyjne ne kete “provim” nuk behen kurre gazetare, edhe pse mund te jene te talentuara?

A nuk kemi ne ne mes te Tiranes te blloku rreth 2000 prostituta, ma te bukurat e dheut, te gatshme per te sherbyer, te cilat kane seksere personale? A nuk eshte bere propogande publike per punesime “vajzat te reja te pamartuara”, pasi jane me ne dispozicion te puneve te shtetit? Nuk e di se si ju duket juve, por mua me bie ere, edhe pse e thene pa ndonje sherr dhe qeder te madh. Pse beni sikur nuk i dini, dhe merreni me shukri-ziun? Ku kemi katandisur, o Zot! Duhet nje ligj i rrepte, shume i rrepte, mbi intimidimin seksual ne shtet dhe administrate kudoqofte, shtet e privat, dhe te shenohet ne kontraten e punes ky kusht, qe duart e ketyre pushteve te rrine larg, qe vajzat te shkojne pa frike te trokasin ne dyert e shtetit.