Si e ndryshoi moti historine


1. Drite dielli mbi Hiroshima

1

Ishte mot i mire ne 6 gusht 1945 ne Hiroshima. Ne oren 07:09 te mengjesit nje avion gjurmues i motit kaloi mbi Hiroshima dhe raportoi: “Rete mbulojne me pak se 3/10. Keshille: perparesi bombat.”

Kaq ishte. Qielli ishte mjaftueshem i paster per te hedhur armen e pare nukleare te perdorur ne lufte. Mungesa e mbuleses se reve vulosi fatin e Hiroshima dhe kurseu pajisjet ndihmese. Edhe me dramatik ishte efekti i mbuleses se reve ne Kokura.

Ne 8 gusht, arma e dyte nukleare ishte ngarkuar ne nje B-29 te quajtur makina e Bock. Qielli ishte nxire nga rete ne Kokura qe ishte shenjestra e pare dhe keshtu bomba u hodh ne shenjestren e dyte: Nagasaki.

2. Hitleri pushton Rusine

2

Hitleri, qe mesa duket nuk ishte dhe aq student i historise, vendosi qe te perserise sulmin e Napoleonit ne Moske dhe ia arriti shume mire. Ne shtator 1941, operatori Typhoon (nje nga ushtaraket e emeruar per motin ekstrem) u dergua ne Bashkimin Sovietik.

Ushtria gjermane ishte shume e bindur se do te fitonte kunder trupave te Stalinit saqe moren me vete edhe uniformat e festes per te marrshuar ne Red Square. Por ata harruan te merrnin me vete rroba te trasha dimri. Hitleri pesoi humbje ne njerez si pasoje e te ftohtit.

3. Napoleoni pushton Rusine

3

Ne vitin 1812 Napoleoni mblodhi ushtrine me te madhe qe kishte patur ndonjehere Europa, me shume se 600 000 trupa. Plani i tij ishte qe te marrshonin me guxim drejt Rusise. Ai nuk ishte fare i shqetesuar qe po vinte dimri. Besimi i Napoleonit u vertetua kur ushtaret e Napoleonit arriten ne Moske. Ata plackiten qytetin dhe vodhen bizhuteri e veshje me gezof per t’ua derguar grave te tyre ne shtepi.

Nje gje qe Napoleoni kishte harruar ta vleresonte sic duhej u be shume e qarte. Ne Rusi mund te beje shume, shume ftohte. Nderkohe qe ushtria e Napoleonit u largua nga rrenojat e qytetit me placket e tyre, temperaturat rane ne -40o. Ushtareve u ra morthi dhe i zuri uria. Ne 24 ore 5000 kuaj ngordhen nga i ftohti. Burrat u veshen me ‘cmimet e luftes’ se grave te tyre, gezofet, por nuk beri pune.

Nga 600 000 burra qe marrshuan ne Rusi, vetem 150 000 prej tyre mezi caluan per ne shtepi.Sapo kishte filluar renia e perandorise se Napoleonit dhe Rusia sapo filloi te shfaqej si nje superfuqi ne Europe. 

4. Nje revolte e sklleverve ‘laget’ nga stuhia

4

30 gushti 1800 do te mbahet mend si dita kur mijera skllever ne Richmond Virginia ndoqen idealet e nje burri te quajtur Gabriel dhe u ngriten ne proteste kunder zoterve te tyre, moren bazen e armates se qytetit dhe liruan te gjithe sklleverit.

Por, nje stuhi e fuqishme i ndaloi konspiratoret qe te mbidheshin e te beheshin me te shumte ne numer dhe te permbushnin komplotin qe kishin pergatitur.

 


5. Stuhia e bresherit pershpejtoi Revolucionin Francez

5

Ne nje shtet qe vuan nga kriza ekonomike si pasoje e borxhit per te ndihmuar kolonistet amerikane ne luften kunder Anglise, thatesira e tejzgjatur e pranveres beri qe cmimet e ushqimeve te ‘shkonin ne qiell’.

Goditja finale erdhi kur nje stuhi bresheri shkaterroi te mbjellat dhe i shkaktoi humbje te medha fermereve. Popullsia e uritur ishte gati per nje ndryshim ekstrem dhe Revolucioni Francezi nuk vonoi aspak.

 


6. Washington jeton per te luftuar nje dite tjeter

6

Kur George Washington u be komandant i ushtrise amerikane, ajo ishte nje ushtri e perbere nga vullnetare pa uniforma dhe shpesh pa arme. Ushtria britanike, perkundrazi, kishte nje ekip shume te mire forcash luftuese.

General Washington mund te ishte mundur ne betejen ne Long Island te 22 gushtit 1776 dhe ne do te ishim duke pire caj me gurabija sot. Fatmiresisht per historine e SHBA-se, nje mjegull e trashe i lejoi forcat qe te terhiqeshin pa rene ne sy dhe te luftonin nje dite tjeter.


7. Charles XII pushton Rusine

7Ne vitin 1709 mbreti suedez Charles XII u be pushtuesi i pare europian qe i udhehoqi ushtaret e tij ne nje marrshim te gjate vdekjeje dhe rraskapitjeje drejt dimrit rus.

Ndikimi i dimrit te ashper te forcat e medha suedeze ishte shume i forte gjate “Luftes se Madhe Veriore”. Ai pati nje ndikim te madh psikologjik dhe i tregoi botes se Czar Peter I ishte nje fuqi qe duhej marre ne konsiderate.

 

 

 


8. Nje “ere protestuese’ shkaterroi armaten spanjolle

8

Disfata e Armates spanjolle ne vitin 1588 eshte quajtur sin je nga betejat me vendimtare ne qyteterimin perendimor. Mbreti Philip II i Spanjes lundroi drejt Anglise protestante te kunates se tij Elisabeta I, por era e fuqishme nuk bashkepunoi me ambiciet e tij.

 

 

 



9. Kamikazi i pare

9Ne shekullin e 13 Kublai Khan, lideri i Perandorise Mongole, vendosi te pushtonte Japonine por u mund jo nga nje por nga dy musone, erera te forta musonike.

Prifterinjte Shinto te cilet besonin se stuhite ishin rezultat i lutjeve, i quajten ato kamikaze ose “erera hyjnore”.

 

 

 

 

10. Puhia detare shpetoi kulturen perendimore

10

Mbijetesa e kultures greke dhe rrjedhimisht edhe e kultures perendimore “u var ne fije te perit’ gjate luftrave greko-persiane.

Komandanti i flotes detare greke Themistokliu ishte ne gjendje qe te kthente rrjedhen e luftes ne betejen e Salamis ne vitin 480 para eres sone, duke perdorur njohurite e tij mbi ererat.

(O.C)