Si eshte te vesh dy binjaket ne gjume? Videoja flet vete…

Nje nene e re ka transformuar videon e nje nate vuajtje me dy binjaket e saj ne nje hit ne youtube. Henriette Jonassen, vetem 21 vjeç, nene e dy binjakeve energjike ka vendosur te filmoje sfiden qe i duhet te kaloje çdo nate per te vendosur dy vogelushet ne gjume. Ndersa po provonte nje metode te re duke i vendosur ata ne dhoma te ndara per te fjetur ajo pa qe plani i saj nuk po funksiononte aspak ashtu siç priste.

Perkundrazi, vendosja e tyre ne gjume po behej gjithnje e me teper nje mision i pamundur. Per shkak te diteve te nxehta dhe te gjata ne Norvegji femijet e kane me te veshtire per te fjetur,e aq me te veshtire e ka kjo nene e re e cila nuk di sesi te veproje. Sapo vendos njerin ne nje dhome dhe mbyll deren, tjetri del nga dhoma tjeter dhe kjo perseritet ne nje hark kohor torturues qe duket se s’do te kete fund.

Megjithate kur pa videon Jonassen ju duk shume argetuese dhe vendosi ta ndante me miqte e saj ne nje blog duke fituar menjehere me shume se 2 milion shikime.