Si rralle ndonjehere. Skenderbeu 4 ndeshje pa fitore. Tani kerkon 3 piket

Nje muaj pa fitore. 4 ndeshje radhazi, ku jane regjistruar dy barazime dhe dy humbje. Nje seri negative, me te cilen te Skenderbeu nuk ishin perballur asnje here me pare ne 6 vitet e fundit, ku kane dominuar kampionatin shqiptar. Pas kualifikimit ne çerekfinalet e Kupes, tani vemendja e korçareve rikthehet te kampionati. Aty ku kerkohet qe skuadra e drejtuar nga Andrea Agostinelli te binde me loje dhe mbi te gjitha me rezultate.

Per here te pare ne kete sezon Skenderbeu e sheh veten ne vendin e dyte. Edhe pse ne kuoten e 20 pikeve, aq sa ka Kukesi kryesues, diferenca e golave i ka zbritur rekordmenet nga froni, te pakten per momentin. Pas paraqitjeve jo bindese me rivalet direkt, duke nisur nga humbja e 16 Tetorit me Tiranen, per te vazhduar me barazimet ndaj Kukesit ne shtepi dhe Partizanit ne trasferte, ecuria e korçareve u komplikua nga disfata 2-0 ne fushen e Flamurtarit.

Por, nese me te medhate Skenderbeu tregoi se vuan per t’u imponuar dhe per te marre maksimumin, ne javen e 11-te te Kategorise Superiore kalendari i vjen ne ndihme me perballjen ndaj Korabit te vendit te fundit. Nje rast ideal per ta rikthyer sezonin ne binaret e duhur, mbi te gjitha edhe fale golave te rigjetur te Hamdi Salihi dhe Xhejms Adeniyi ne sfiden e Kupes me Apolonine. Dy sulmuesit nuk shenojne ne kampionat prej sfides se 1 Tetorit, ne fitoren 3-0 me Vllaznine.

Edhe pse do te jene serish pas tifoze prej denimit nga Disiplina, ne Korçe te gjithe i kane syte nga Salihi e Xhemjs per ta rikthyer skuadren te fitoret dhe per te synuar te ngjiten serish ne krye. Ne leter misioni duket i lehte, por eshte fusha ajo qe ka fjalen e fundit.