Si te heqim dore nga veset e te ushqyerit te keq
Beni dieten tuaj me te lehte duke evituar veset me te cilat jeni mesuar. Nje nga arsyet perse na duket dieta kaq e veshtire per t’u mbajtur eshte, se neve na duhet te bejme shume ndryshime me veten tone. Ne fakt, kjo eshte mjaft e veshtire sepse shume individeve ju mungon vullneti per te rene nga pesha, vendosmeria. Aplikoni strategjite e meposhtme per t’u ambjentuar me idene qe jeni ne diete, keshtu ajo do t’ju behet refleks:
 
1-Vakte te lehta dhe te shpeshta
Me gjithe konotacionet pozitive qe ka marre kjo ide kohet e fundit, eshte shume e mire per t’ju ndihmuar juve ne procesin e dobesimit. Konsumoni 2 vakte ushqime te lehta, te permbaje maksimumi 100-300 kalori, jo me teper. Evitoni kontaktin me embelsirat sepse ne te kundert do ta keni shume te veshtire t’ju rezistoni. Zgji dhni ushqimin qe do t’ju krijoje ndjenjen e ngopesise, se sa ate te kenaqesise se perkohshme.
 
2-Jave rebele
Pasi keni qene te impenjuar per te mbajtur diete 5 ditet e javes, ne fund te saj do ta keni shume te veshtire te rezistoni pa konsumuar ato cfare me se shumti pelqeni. Ne fakt, ky eshte hapi me i veshtire te evitoni konsumin e tyre, si dhe te rezistoni pa pire alkol. Nese arrini t’i rezistoni ketyre atehere jeni ne rrugen e duhur per te rene ne peshe.
 
3-Ushqimi i pakontrolluar
Te ushqyerit ne menyre te pakontrolluar mund t’ju demtoje shume, pasi ne te shumten e rasteve do te ndiheni sikur po beni asgje, sikur mundi juaj nuk po shperblehet, sikur dieta juaj nuk po jep rezultatin e pritur. Si rezultat do te humbisni besimin ne vetvete.
 
4-Te ngrenit shpejt
Te ushqyerit shpejt ju ben te ndjeni  uri dhe me teper, ju duket sikur nuk po ngopeni asnjehere. Prandaj eshte me e keshillueshme qe kur uleni per te ngrene ta konsumoni ushqimin dalengadale. Te ngopeni me shijen e tij, se sa te mbushni stomakun me ushqim te pakontrolluar. Perdorimi i thikes, pirunit, luges ngadaleson procesin e ngrenies si dhe ju ben te ndergjegjshem per sasine e ushqimit qe do te konsumoni.