Si te humbasim lehte 10 kile per 1 muaj
Ja disa keshilla se si jut e mundni te hiqni lehte kilet e teperta nga trupi juaj.
1. Shmangni karbohidratet e “bardha”
Shmangni te gjitha karbohidratet te cilat jane te bardha ose mund te jene te tilla. Llojet e ushqimeve ne vijim jane te ndaluara: buka, orizi (duke perfshire edhe ate integral), dritherat, patatet, brumerat dhe ushqimi i perzier me buke.
2. Perseritni vaktet e njejta 
Njerezit me te suksesshem ne dieta, pavaresisht prej faktit se a kane per qellim zhvillimin e muskujve ose humbjen e indit dhjamor, hane vazhdimisht ushqime te njejta. Ushqimet ndahen ne tri grupe, ndersa me kombinimin e tyre duhet te krijohet menyja ditore:
Proteinat: te bardhet e vezeve te perzier me nje veze te plote, gjoks ose kembe pule, mish gjedhi.
Bishtajat: thjerreza, fasulja e zeze, fasulja pinto, fasulja e kuqe, soja.
Perimet: spinaqi, perimet e perziera (duke perfshire brokolin, lulelakren), lakra turshi, shpargulli, bizelja.
Ushqimet e siperpermendura mund t’i hani sa te doni, por eshte e rendesishme te jene te thjeshta. Zgjidhni tri ose kater ushqime dhe i perseritni ato. Kuzhina meksikane eshte me e pershtatshmja per kete diete, me kusht qe orizin ta zevendesoni me perime.
Vaktet i pershtatni me orarin tuaj, por kujdesuni qe vaktin e pare ne dite ta konsumoni ne afat kohor prej nje ore qe nga koha e zgjimit. Hapesira kohore mes vakteve duhet te jete perafersisht kater ore.
3. Mos pini kalori
Pini sasi te medha uji ose sa te doni caj pa sheqer, kafe me me se shumti dy luge krem te tundur ose ndonje pije tjeter pa kalori. Mos pini qumesht, duke perfshire edhe ate te sojes, pije te thjeshta joalkoolike ose lengje frutash.
4. Mos hani fruta 
Thjesht u thoni “JO” frutave dhe sheqerit te tyre, fruktozes, e cila shnderrohet ne fosfat-glicerine me te fuqishme sesa te gjitha karbohidratet e tjera. Fosfat-glicerina permes melcise shnderrohet ne tri-glicerid dhe keshtu ruhet ne indin dhjamor. Shmangja e frutave per gjashte dite ne jave eshte menyra me e mire. Diten e shtate mund te hani fruta me te gjitha kombinimet e mundshme.
5. Cdo jave bejeni nje dite pushim 
Ne menyre paradoksale, rritja dramatike e konsumimit te kalorive nje here ne jave nxit humbjen e indit dhjamor, duke siguruar qe shkalla e metabolizmit tuaj te mos vuaje nga kufizimi i theksuar i kalorive. Ne diten e kenaqesise me ushqime nuk ka kufizime e as ndalime. Ne kete diete nuk ka numerim te kalorive, as ne diten e ngrenies se tepert e as diteve te tjera. Me diete filloni se paku pese dite para dites te cilen e keni caktuar si diten kur do te hani cfare te doni.