Si te rregulloni problemin e aplikacionit “Weather”
Nje nga problemet kryesore te Jailbreak per iOS 6, ka qene mosfunksionimi i aplikacionit “Weather”. Kemi publikuar disa guida gjate ketyre diteve, por shume nga ju akoma nuk kane arritur ta zgjidhin kete problem. Atehere kemi vendosur qe sot te publikojme nje guide perfundimtare per te gjithe ato qe vazhdojne te kene kete problem, edhe pasi kane instaluar Evasi0n fix dhe UIKit Tools nga Cydia.
 
Guida
1. Ne rradhe te pare duhet te instaloni programinin iFile nga Cydia, hapni kete artikull nga Safari direkt ne iPhone, iPod touch ose iPad ku keni edhe problemin me aplikacionin “Weather”.
 
2. Shkarkoni paketen “iOS 6.x Weather App Fix.deb” per pajisjen tuaj duke klikuarketu (sapo t’ju hapet faqja klikoni “Download”).
 
3. Pasi ta keni shkarkuar, ne Safari do ju kerkohet te hapni kete file qe sapo keni shkarkuar me ane te nje programi qe deshironi. Ju duhet te zgjidhni iFile per ta hapur ate, “Open with iFile”.
 
4. Tani do te hapet iFile me te gjitha opsionet. Zgjedhni “Install” dhe prisni pak. Pasi te kompletohet instalimi, do te shfaqet butoni ku shkruhet fund, dhe mund ta mbyllni ate.
 
Pasi te keni kryer keto hapa, pa bere respring apo reboot te pajisjes tuaj, aplikacioni i Motit duhet te punoje. Nese keni ndonje problem ju ftojme te komentoni me poshte. (iPhoneAlbania)