Sia, bebja shqiptare e biresuar nga ambasadori austriak ne Tirane

 

Rudina HOXHA

Jeta e Ambasadorit Austriak ne Shqiperi , Thomas Schnoell dhe mbi te gjitha, ajo e bashkeshortes se tij, Alison Regan Schnoell, ka ndryshuar plotesisht per mire ne Shqiperi pasi ata kane adoptuar nje vajze te bukur te quajtur Anastasia (shkurt e therrasin, Sia.) Çifti eshte teper i gezuar ndersa nuk e pershkruan dot gezimin me fjale.
Por ka diçka shume te veçante lidhur me kete histori ‘perrallash.” E bekuara Sia eshte nje vajze qe gjendej ne nje nga jetimoret shqipetare.
Pikeisht ky fakt i ben momentet e lumtura qe kjo familje po perjeton akoma edhe me emocionuese.
Por si ndodhi e gjitha kjo? Zj. Schnoell vendosi ta ndaje me ne kete eksperience te gezueshme e cila ne fund te fundit tregon aq shume edhe per memesine e saj te veçante.

me alison

Takimi me Zj. Schnoell

Ne nje dite me diell shtatori, e gjeta veten para Rezidences se Ambasadorit Austriak ne Tirane. Me ndihmen e Z. Ambasador, kisha arritur te arranxhoja nje interviste me Zj. Schnoell. Gruaja elegante, e veshur me nje fustan pa menge ngjyre roze te erret, me uroj mireseardhjen. Nje tavoline ne mes te dhomes, e blere nga prinderit e saj gjate nje udhetimi ne Indi, pamje te ndryshme nga Egjipti te varura neper mure, divane dhe kolltuqe elegante, qilima, suvenire, rafte – te gjitha keto te sjella nga Zj. Schnoell nga shtepia e saj ne Amerike. Secila prej ketyre objekteve ka nje histori te cilen vetem shpirti i saj e ndjen.
Me nje shikim te pare, Zj. Schnoell dukej nje grua mrekullisht inteligjente. Here duke treguar nje lloj distance e here nje ngrohtesi dhe afersi te papritur, kjo zonje vertet eshte interesante per ta njohur me nga afer.
Pasi vuri mbi tavoline nje lloj te veçante buke te pergatitur nga ajo vete me banane dhe copa çokollate si dhe salce molle (ne vend te sheqerit), kontrolloi monitorin qe i tregonte se femija po flinte dhe me pas ajo u rehatua ne divanin ngjyre kremi si per te me thene se tani ishte ne dispozicionin tim.

ARDHJA NE SHQIPERI

ambasadori

Me kenaqesi ajo kujton momentet kur bashkeshorti i saj ndau me te lajmin e emerimit te tij diplomatik ne Shqiperi. Kishte arsye te forta per te qene e lumtur per destinacionin e ri. Regan, e lindur dhe e rritur ne Amerike, eshte greke nga brezi i dyte (qe do te thote se ajo nuk ka nje familje ne Greqi.) Por ajo u rrit prane kishes greke.
“Isha e kenaqur nga lajmi sepse une jam me origjine greke. Keshtu beme shaka me familjen time “ju faleminderit qe me sollet me prane me vendin tim. Gjithashtu ne ishim te kenaqur qe erdhem me prane Austrise dhe njerezve tane atje,” thote ajo..
“Por mbi te gjitha per ti thene ‘mirupafshim’ njehere e mire dimrit te tmerrshem te Çikagos ku debora, shiu dhe ngricat ishin te paduruara. Pra, ne total, une pata nje mendim shume pozitiv rreth ardhjes sone ne Shqiperi.”
Çifti austriak sherbeu 4 vjet (2010-2013) ne Çikago per te ardhur ne Shqiperi vetem ne Nentor te 2013-s.
Nuk u desh shume per te kuptuar motin e mrekullueshem, njerezit e ngrohte dhe miqesor si dhe kuzhinen e mrekullueshme me te cilen Shqiperia eshte bekuar. Por per te, panorama shqipetare nuk do te ishte e plote nese nuk do te permendte edhe enderren e zjarrte ne shpirtin e tyre per te qene pjese e familjes europiane.
“Ajo qe me ka bere vertet pershtypje ndersa i kam njohur Shqipetaret me ne thellesi eshte aspirata e tyre per tu bere anetare te familjes europiane dhe perpjekjet e tyre per te ecur para ne kete drejtim. eshte vertet shume impresionuese.”
Dhe si nje amerikane, ajo nuk mund te rri pa shtuar edhe diçka:
“Jam shume e kenaqur qe Shqipetaret e mbeshtesin kulturen amerikane dhe ato padyshim jane mireprites ndaj Amerikaneve dhe menyres se tyre te jeteses. Kjo eshte nje gje shume e mire.”

INTERESI I SAJ NE JETE: “FEMIJET, FEMIJET, FEMIJET”

Bota e saj eshte e madhe dhe ne te ka vend per çdo femije te braktisur apo te lene pas dore.
Interesi i saj kryesor ne jete ka qene dhe vazhdon te jene ‘femijet, femijet, femijet’.
“Qe nga koha kur isha nje adoleshente por edhe me pare, gjithnje e kam ditur se doja nje karriere ku te punoja me femijet dhe patjeter, doja nje familje timen,” thote ajo.
Ne kete menyre, ajo punoi me femijet ne komunitete te ndryshme dhe ne pozicione te ndryshme. Ajo punoi ne nje spital femijesh por edhe si mesuese ne shkolla publike dhe private ne qytetet e Çikagos ku mbizoteronte nje atmosfere e veshtire.
“Ajo qe me intereson me shume jane ata femije te cilet nuk jane edhe aq me fat, jo aq te bekuar, duke u perpjekur ti ofroj nje jete qe çdo femije e meriton,” thote Regan.
Te qenurit afer femijeve ka ardhur shume natyrshem per kete grua fisnike. “Kam foto kur kam qene vetem 4 vjeç. Ishim ne nje ‘party’ familjare. Te gjithe femijet e tjere ishin duke luajtur me kukulla e lodra. Por ishte edhe nje femije i sapolindur diku ne nje cep te dhomes. Gjithshka qe doja ishte te isha prane tij dhe ta ushqeja. Kam nje foto qe e tregon kete gje. Keshtu, qe nga fillimi fare, kam qene e terhequr ndaj femijeve. Pseudonimi me te cilen nena me therriste mua ishte “Mary Poppins.”
Me pas, ajo do te ndiqte nje arsimim qe ishte i lidhur me femijet. Diploma e saj ishte per arsimim fillor per te vazhduar me mbarimin e studimeve master ne degen e zhvillimit te femijerise se hershme me specializim – foshnjerine.
Ajo e ndoqi interesin e saj te brendshem edhe ne Shqiperi.
“E dija se do te gjeja nje menyre per tu perfshire ne ndihmen ndaj femijeve ne Shqiperi. Nuk isha e sigurt se ne çfare menyre. Nuk dija asgje per sistemin e jetimoreve ne Shqiperi.” rrefen Regan.
Se pari, ajo ra ne kontakt me Angel’s Cradle Program in Albania, i quajtur ndryshe (The Organization for the Support of Albania’s Abandoned Babies (OSAAB) – Organizata ne mbeshtetje te femijeve te braktisur shqipetare. Ajo kishte degjuar per OSAAB gjate nje takimi me grupin e miqve nderkombetare i cili mblidhet çdo jave.
Pikerisht javen e pare qe Zj. Schnoell ju bashkua ketij grupi, ajo mori vesht qe ata po organizonin nje aktivitet te destinuar per te mbledhur fonde per OSAAB dhe ajo menjehere mendoi se ky ishte momenti i saj.
Shume shpejt ajo filloi te sherbente si vullnetare per OSAAB.
Paralel me kete, ajo takoi edhe bashkeshorten e Ambasadorit Amerikan ne Shqiperi, Zj. Arvizu e cila i tregoi per komitetin qe ajo dhe shume gra te tjera nderkombetare po krijonin per te punuar me Shqipetaret per te ndryshuar ligjet qe kane te bejne me adoptimin dhe braktisjen e femijeve ne te miren me te mundshme te ketyre te fundit.
“Pyeta nese mund te behesha pjese e ketij komuniteti si specialiste e zhvillimit te femijerise se hershme. Ja keshtu u perfshiva ne kete proces. Me se shumti jam prapa skenes duke shpresuar qe te ndihmoj femijet te gjejne shtepite e tyre me shpejt se sa po ndodh aktualisht,” deklaron ajo.

alison regan

LIGJET SHQIPTARE TE ADOPTIMIT I BEJNE FEMIJET TE VUAJNE 

Regan mendon se ligjet e adoptimit dhe braktisjes se femijeve ne Shqiperi kane nevoje te rishikohen. Kur vjen puna tek adoptimi i femijeve, ka shume ligje dhe kompleksitet, sipas saj. 

“Ne saje te shume ligjeve ekzistuese, eshte teper e veshtire dhe e pazakonte per femijet qe te adoptohen para se te mbushin 1 vjeç. Por ne duhet ta dime se viti i pare ne jeten e nje femije eshte kaq vendimtar per zhvillimin e trurit dhe zhvillimin emocional te tij. Keshtu mendoj se te shikosh tavanin ndersa ke te veshur nje pampers jo te paster dhe nuk je ushqyer si duhet nuk eshte e drejte,” deklaron Regan, duke shtuar “Te mos kesh stimulimin e duhur emocional dhe konjitiv qe nga lindja ka nje efekt shume negativ ne zhvillimin e nje femije qe do ti shkaktoje nje dem shume te madh ne mireqenien e tij/e saj dhe ne te gjitha aspektet e jetes.”
E vendosur ne qellimet e saj, Regan ka si objektiv te ngreje nje grup vullnetar per ti nxjerre femijet nga krevatet e tyre dhe per te bashkevepruar me to me qellim vazhdimesine e zhvillimit te tyre. “Vertet dua te perqendrohem ne perpjekjet e mia per ti ndryshuar ligjet me qellim qe femijet te shkojne ne shtepi me shpejt.”

MIRESEARDHE “SIA”!

Kush do ta dinte se perfshirja e saj e sinqerte ne fushatat ne mbeshtetje te femijeve te pafat do ten shperblehej me nje dhurate kaq te paçmuar? Kjo do te ishte Anastasia (Sia), femija me çapkene qe keni pare ndonjehere. 

ambasadori3

Takimi i Zj. Schnoell me Sia ishte i shkruar. Rrethanat u krijuan te tilla qe Zj. Schnoell e takoi vajzen e vogel majin e kaluar pasi nje mikja e saj i propozoi te merrte pjese ne ne nje program vullnetar te quajtur “Cuddling and Connecting” (Te lidhesh duke u perqafuar). Dhe ja ku ishte Sia. “Ajo ishte femija me te cilen perfundova duke kaluar pjesen me te madhe te kohes pa e ditur apo imagjinuar se nje dite ajo do te behej e jona,” kujton ajo.
Jeta e çiftit Schnoell ndryshoi brenda nates. “Sidomos kur sjell ne shtepi nje femi qe eshte shume aktiv dhe do qe te ngrihet, te levize, te eksploroje gjithshka. Ajo eshte energjia vete. Keshtu, kur ajo eshte zgjuar, vertet jam ne pune. Absolutisht çdo gje ka ndryshuar per mire,” thote Regan dhe fytyra i ndriçon e tera.
Por jo vetem Regan eshte me e lumtur per kete jete te re por edhe bashkeshorti i saj i cili ka nje vajze me te madhe qe jeton ne France nga martesa e tij e pare.
Ambasadori e do shume Sia-n. Ai duket kaq i lumtur qe eshte prane saj. “Per shembull, sot burri im, Thomas, erdhi ne shtepi pak me pare se koha e drekes. Te gjithe luajtem pak ne kopeshtin tone. Ai eshte absolutisht i ‘dashuruar’ dhe super i gezuar per vajzen e tij. Shume momente te lumtura ka ne jeten tone tani,” thote Regan.

NGA NENAT TEK NENAT

Fjala “Nene” jeton ne zemer te zemres se Zj. Schnoell. Ajo ka trasheguar vlerat me te mira dhe frymezimet me te mira te jetes nga prinderit e saj dhe ne veçanti nga nena e saj, e cila vdiq 7 vite me pare. Ajo qendron prapa forces se Zj. Schnoell per te kaluar çdo lloj veshtiresie qe jeta mund ti sjelle.
“Ajo ishte nje realizuese. Ajo i bente gjerat te ndodhnin. Ajo ka bere çdo gje per mua. Ajo rrenjosi tek une rendesine e te qenurit e dhembshur si dhe rendesine e te diturit pak nga pothuajse çdo gje, pak nga sporti, pak nga shkenca, pak nga opera e te tjera.” thote Regan.
Ne veçanti, pese muajt kur nena e saj luftoi per te jetuar u bene frymezimi i vertete per Zj. Schnoell. “Pashe forcen dhe trimerine e saj. Nuk do ta harroj kurre. U kthye ne nje frymezim te pabesueshem. Sa here qe kaloj nje moment te veshtire, mendoj per nenen time dhe mendoj se kur ajo kaloi gjithe kete gje, une mund tja dal. eshte nje rigjallerim.,”thote ajo.
Regan duket se ka trasheguar vlerat me te mira te gjitha nenave.
Kur e pyes se kush eshte çelesi per ti rritur femijet si duhet, Regan me thote shkurt dhe bindshem “Nenat kane nevoje te bejne nje perpjekje te madhe per te edukuar veten e tyre pikesepari se si rritet nje femi. Kjo eshte shume e rendesishme sepse nese kupton femine tend, do te dish si ta ndihmosh ate.”

***
Intervista jone mori ca kohe dhe monitori tregon se Sia eshte zgjuar tashme. Regan e sjell vajzen e vogel ne dhome. Ajo eshte thjesht e adhurueshme. Largohem nga shtepia e çiftit Schnoell me buzeqeshjen e papershkrueshme te Sia-s ne mendje ndersa jam vertet e emocionuar. Eh, Nenat!