Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group lançon aplikacionin për policën e sigurimit

 

Ju mjafton vetëm një celular të blini një policë sigurimi. Kompania e sigurimeve “Sigma” ka krijuar një aplikacion utilitar për të gjithë klientët. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Z. Klaidi Çitozi, e pranoi menjëherë propozimin për krijimin e këtij aplikacioni dhe mbështeti personalisht procesin. Kur teknologjia tashmë është në duart e të gjithëve, kjo kompani ka zgjedhur të jetë më pranë klientit përmes risive.

Po çfarë ju sjell konkretisht ky aplikacion?! Krahas informacioneve të shumta që mund të merrni për produktet e ndryshme në çdo moment, risi është blerja e disa policave sigurimi direkt nga celulari. Për shkak të thjeshtësisë së procedurave të marrjes në sigurim, aktualisht nëpërmjet aplikacionit mund të blihen vetëm siguracionet e detyrueshme motorike, që janë TPL, Karton jeshil, Polica kufitare si dhe Shëndeti në Udhëtim.

Na ndodh shpesh që pikërisht kur duhet të nisemi për udhëtim, kemi shumë përgatitje për të bërë në pak kohë dhe janë siguracionet shtesë, apo edhe një siguracion që duhet rinovuar. Të dilni nga shtëpia për të bërë këtë gjë do t’ju duhet më shumë se një orë kohë. Aplikacioni mundëson blerjen e polices së sigurimit direkt nga celulari, duke na siguruar një shqetësim më pak.

Me ligjin në fuqi, polica e sigurimit është e vlefshme vetëm kur është fizikisht e printuar. Prandaj me anë të aplikacionit mund të bëhet vetëm porosia dhe pagesa. Brenda një kohe të shkurtër polica e sigurimit dorëzohet në adresën që gjendet në të dhënat personale në aplikacion. Procesi i regjistrimit zgjat disa minuta dhe është pa pagesë. Duke u regjistruar si përdorues, ju mësoni në kohë reale për ofertat e ndryshme që kompania ofron si dhe fitoni pikë për çdo blerje të kryer. Pikët mund të përdoren në blerjet e mëvonshme, duke aplikuar zbritje në çmimin fillestar të produktit. Aplikacioni nuk mund të përdoret vetëm për blerjet e policave personale, por ju mund të blini edhe siguracionet për të afërmit apo miqtë tuaj që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Për të promovuar aplikacionin kompania ka zgjedhur të përdorë një incentive për KASKO PMM (Përplasje me MjetMotorik). Ajo po ofrohet falas për çdo blerje të policës së detyrueshme TPL. Në këtë mënyrë përdoruesit nuk sigurojnë vetëm përgjegjësinë për dëmet që mund t’u shkaktojnë të tjerëve në një aksident, por edhe dëmtimet që mund të pësojë automjeti i tyre.

Kompania kujton gjithashtu edhe garancinë e trajtimit të dëmeve, duke theksuar se është kompania që paguan më shumë dëme në tregun e sigurimeve. Gjithashtu, fakti që është pjesë e një grupi si Vienna Insurance Group, bën që shërbimi që ofrohet në këtë kompani të jetë i standarteve europiane.

Ideatori i këtij aplikacioni, Elvis Hasani, është pjesë e kompanisë prej pak më shumë se një viti. Përmes aplikacionit, pritet që shumë shpejt të bëhet e mundur që procedura për dëmshpërblim të iniciohet nga celulari, duke dërguar fotot dhe informacionin e nevojshëm direkt nga vendi i ngjarjes. Çdokush që ka një praktikë dëmi pranë kompanisë, mund të shikojë etapat, në të cilat po kalon trajtimi i rastit të tij, në kohë reale.

Aplikacioni mund të shkarkohet me emrin SIVIG në AppStore dhe Google Play dhe në një të ardhme të afërt pritet të jetë në shërbim të klientëve edhe shitja nëpërmjet webit.

Ndërsa kryeni transaksionin për blerjen e policës, jeni lidhur direkt me bankën dhe asnjë nga të dhënat e kartës tuaj nuk ruhet në serverin e kompanisë. Kjo ju mbron nga çdo mundësi keqpërdorimi I të dhënave tuaja personale dhe ato bankare. Për të kryer një blerje nëpërmjet këtij aplikacioni mund të përdoret si karta e kreditit ashtu dhe ajo e debitit.

Aplikacioni ofron shumë më tepër se blerja e një police sigurimi. Shumë persona kanë nevojë të informohen mbi produktet e sigurimeve, për çmimet e paketave të ndryshme apo duan të takojnë një përfaqësues të kompanisë personalisht. Një rubrikë me informacion për çdo produkt, një rubrikë tjetër me pyetjet më të shpeshta, një hartë dixhitale që përmban pikat e autorizuara të shitjes, pikat e servisit të kontraktuara nga kompania si dhe rrjetin mjekësor SIVIG, do të jenë në dispozicion të përdoruesve nëpërmjet aplikacionit.

Dorinela Ndrejaj, Drejtoreshë Marketingu e kompanisë tha se, “Klientët janë gjithnjë e më tepër të angazhuar në përditshmërinë e tyre dhe nevoja për produkte sigurimi është në rritje. Nëpërmjet aplikacionit ne u ofrojmë të gjithëve mundësinë të njihen me produktet dhe tarifat tona në çdo moment dhe të kenë mundësinë t’i bëjnë të tyret kur ata kanë kohë dhe jo vetëm gjatë orarit zyrtar. Një klient I mireedukuar dhe i mirëinformuar ka më shumë gjasa të krijojë një marrëdhënie besimi me kompaninë e duhur dhe këtë synojmë të arrijmë nëpërmjet përdorimit të teknologjisë në punën ton

Rreth “SIVIG”  

“Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a, ose “SIVIG”, u themelua në 1999. Aktiviteti I saj kryesor është ofrimi i sigurimit për mjetet motorike, pronën, shëndetin dhe sigurime të tjera jo-jetë. Në 2004 gjithashtu filloi aktivitetin e saj në Kosovë nëpërmjet degës së saj. Që prej vitit 2007 është pjesë e grupit lider të sigurimeve në Europën Lindore dhe Qendrore, Vienna Insurance Group”.