Sinan Idrizi e pranon: “Flamurtari ka probleme por do ti kalojme”

Lidhur me artikullin:

Flamurtari ne krize rezultatesh dhe jo vetem, diçka te tille e pranon edhe Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi. Problemet financiare, me futbollistet qe nuk paguhen qe prej muajit Korrik, jane pasuar edhe nga kriza e rezultateve me skuadren vlonjate qe pas 7 javeve te para pozicionohet ne vendin e parafundit te klasifikimit me vetem 5 pike aq sa Teuta e vendit te fundit dhe Korabi qe renditet nje vend me lart. Humbja e thelle me shifrat 4-0 ndaj Partizani thelloi krizen e kuqezinjeve nderkohe qe trajneri Magani menjehere pas kesaj sfide dha doreheqjen. Por edhe pse e pranoi se Flamurtari eshte ne veshtiresi, Sinan Idrizi qetesoi tifozet duke shtuar se shume shpejt klubi do te dale nga ky ngerç.

“Do te kete zgjidhje sepse ne kemi marre nje pergjegjesi dhe e pranojme deri ne fund pergjegjesine tone financiare. Kur ka krize, kriza eshte e te gjitheve. Kemi humbje imazhi dhe sportiviteti, por besojme se shume shpejt do te kaloje.”

Idrizi nuk ka ndermend te heq dore nga Flamurtari, madje ai ka sfiduar te gjithe ata qe mendojne se mund te bejne me mire se ai ne krye te klubit duke i ftuar te behen pjese e kuqezinjeve.

“Nese ka te tjere qe e bejne me mire nga mua, patjeter. Flamurtari nuk eshte imi.”

Sinan Idrizi pranoi gjithashtu se mesditen e kesaj te Marte ka patur nje takim mes tij dhe trajnerit Gugash Magani. Ai theksoi se nuk e ka pranuar doreheqjen e trajnerit duke i premtuar atij zgjidhjen e problemeve aktuale. Gjithsesi gjithçka do te jete ne dore te teknikut peqinas me Maganin qe ne oret e ardhshme do te marre nje vendim perfundimtar.