Sipermarresit e rinj shqiptare tashme “prane” liderave te njohur boterore

Per here te pare ne Shqiperi nje program inovativ i ofron mundesine sipermarresve te rinj te perfitojne nga eksperienca dhe njohurite e biznesmeneve te suksesshem. Programi i financuar nga SECO Zvicer, u lançua kete te hene nepermjet nje Work-shopi me pjesemarrjen e eksperteve amerikane.

Ne fokus te ketij programi global qe zbatohet nga Swisscontact eshte fuqizimi i ekosistemit start-up nepermjet mentorimit.

Programi u lancua kete te hene nepermjet nje workshop-i organizuar ne Tirana Talent Garden me pjesemarrjen e aktoreve te ndryshem perfshire ekspertin amerikan Mike Ducker.

Vasken Spiru nga Swisscontact shpjegon qellimin e ketij Work-shopi.

Nga ana tjeter eksperti amerikan Mike Ducker theksoi rendesine qe ka keshillimi i sipermarresve te rinj per ekonomine e vendit.

vasken-spiru

Mike: “Une jam ketu per te folur per rendesine e mentorimit, se sa e rendesishme eshte qe sektori privat ne Shqiperi, veçanerisht ata qe jane te suksesshem te ndihmojne brezin e ri te sipermarresve.

Kjo eshte nje menyre per t’i ndihmuar keta sipermarres qe te rrisin kompanite e tyre dhe te kene mundesine qe te perfitojne investime. Nese duam te krijojme nje ekonomi te qendrueshme eshte e domosdoshme qe te ndajme njohurite dhe ekspertizen.”

Swisscontact deklaron se ne kete projekt do te bashkepunoje edhe me akseleratoret e tjere per te zgjeruar numrin e mentoreve (keshilluesve) te kualifikuar dhe perforcuar aftesite e tyre.

Nderkaq Lindita Komani, drejtuese e Talent Garden Albania thekson perse vendosen te mbeshtesin kete projekt.

Startupet jane teper te rendesishem per ekonomine pasi ofrojne zgjidhje te reja duke krijuar vete tregjet e tyre dhe mundesite per biznes.Vec kesaj ata mund te ndihmojne ne perballimin e sfidave nepermjet mundesive qe ofrojne ne sektoret tradicionale dhe te stabilizuar te ekonomise.

/Shqiptarja.com/