“Sipermarresit e se Nesermes,” interviste me fituesit e konkursit kombetar te TBU

Interviste me “Sipermarresit e se Nesermes,” sot studente ne TBU dhe njekohesisht te punesuar ne Raiffeisen Bank, Deloitte dhe NOA

Arlinda Basha nga Fieri: Fituese e vendit te pare ne konkursin kombetar “Sipermarresit e se Nesermes” 2013. Aktualisht studente ne vitin e trete ne programin Bachelor ne Administrim Biznesi, profili Finance & Kontabilitet. E punesuar ne Raiffeisen Bank Albania.

Orges Deda nga Durresi: Fitues i vendit te dyte ne konkursin kombetar “Sipermarresit e se Nesermes” 2012. Aktualisht student ne programin Master Shkencor ne Administrim Biznesi. I punesuar ne Deloitte Albania and Kosova.

Xhulja Deliu nga Tirana: Fituese e vendit te dyte ne konkursin kombetar “Sipermarresit e se Nesermes” 2013. Aktualisht studente ne programin Bachelor ne Administrim Biznesi, profili Finance & Kontabilitet. E punesuar ne Raiffeisen Bank Albania.

1. Çfare ju bindi te merrni pjese ne konkursin kombetar “Sipermarresit e se Nesermes” te TBU?

Arlinda: Pjesemarrja ne konkurs, pertej sfides ndaj maturanteve te tjere te shkollave te ndryshme nga i gjithe vendi, ishte sfide ndaj vetes sime. Te mesoja dhe te aftesohesha me shume rreth fushes se ekonomise/biznesit ishin ajo çfarё une deshiroja te ndermerrja ne lidhje me karrieren time.
Orgesi: Si maturant, isha i pavendosur mbi zgjedhjen time per vazhdimin e studimeve. Konkursi ishte nje mundesi konkrete per te qartesuar veteveten. Kisha degjuar qe TBU ndryshe nga shkollat e tjera, i mundesonte studenteve te saj çdo vit praktika pune ne bizneset me te medha e te suksesshme te vendit.
Xhulja: Deshira per t’u sfiduar dhe per te testuar veteveten ne krijimin dhe drejtimin e ekipit, ne gjenerimin e idese se biznesit, dhe prezantimin perpara jurise profesioniste.

2. Me çfare ideje biznesi u prezantuat ne konkurs?

Arlinda: Ideja konsistonte ne ndertimin e nje kompleksi turistik ne pyllin e Semanit (Fier), ideuar ne menyre qe te gjithe grupmoshave t’iu jepej mundesi per t’u argetuar dhe relaksuar ne natyre.
Orgesi: Ndertimi i nje ferme “Bio” me qellim prodhimin dhe tregtimin e produkteve te fresketa ne tregun shqiptar me kater aktivitete te nderthurura me njera-tjetren si: i. sera, ii. fabrika e prodhimit te vajit te ullirit, iii. fabrika e prodhimit te veres dhe iv. pularia.
Xhulja: Ideja e biznesit nenkuptonte ndertimin e nje poçarie, nisur nga tradita e banoreve te vendlindjes sime.

3. Ne opinionin tuaj, çfare e beri fituese idene tuaj te biznesit?

Arlinda: Bashkepunimi ne ekip, ideja reale e biznesit dhe menyra e prezantimit perpara jurise.
Orgesi: Ideja inovative e biznesit si kater aktivitete zinxhir qe ndihmonin zhvillimin e njera-tjetres.
Xhulja: Strukturimi i mire i idese se biznesit sipas udhezimeve te marra per hartimin e planit te biznesit.

4. Çfare gjetet te veçante gjate studimeve ne TBU?

Arlinda: Praktikat profesionale te pervitshme dhe eventet e ndryshme. Te jesh student ne TBU ke avantazhin te integrohesh heret ne praktike profesionale prane bizneseve partnere te cilat ofrojne edhe mundesi punesimi. Me deshiren per t’u informuar ne menyre aktive kam zgjedhur te jem pjesemarrese ne te gjitha eventet formuese qe organizohen per studentet si: seminare speciale, leksione te hapuara, takime me sipermarrёs, vizita studimore, etj.
Orgesi: Menyra e organizimit te mesimit dhe modeli i pedagogut te perzgjedhur. Pedagoget e angazhuar jane profesioniste te fushave perkatese me te cilet ke mundesine te diskutosh mbi problematikat reale dhe rastet studimore te perditshme nga eksperienca e tyre. Organizimi ne grupe pune per lende te ndryshme ndihmon ne zhvillimin e aftesive te menaxhimit dhe lidershipit.
Xhulja: Disponibiliteti dhe fleksibiliteti qe TBU krijon per studentet. TBU eshte nje familje e madhe qe funksionon si rezultat i bashkepunimit dhe mirekuptimit.

5. Ndersa shumica e tё rinjve kerkojne veçse nje diplome, pse ju keni sakrifikuar per te pervetesuar dije dhe aftesi?

Arlinda: Nje diplome ka me shume vlere kur eshte e shoqeruar me dijet dhe aftёsite e tua. Ato jane çelesi qe hapin dyert e suksesit dhe te cilat nuk te braktisin kurre. Unё kam zgjedhur qe te kerkoj suksesin dhe kush mund te jete shoqerues me i mire sesa aftesite dhe dijet e mia.
Orgesi: Vendi i punes mbahet nga ai qe “di”, jo nga ai qe “ka” sepse fundja çdo biznes kerkon aftesine, e cila do te testohet dita-dites me pune. Nese diploma eshte çelesi qe hap dyert e punes, aftesia eshte ajo qe na mban ne brenda kesaj “shtepie”.
Xhulja: Kam zgjedhur te investoj te vetja, duke pervetesuar dije dhe aftesi. Mendoj se jane dy faktorё esencialё per dike qe aspiron te kete sukses ne profesion.

6. Si ju sherbeu formimi juaj ne TBU ne aplikimet per pune dhe punesimin aktual?

Arlinda: Studimet ne TBU jane themeli i formimit tim profesional. Ne te tre vitet e studimit ne TBU kam pasur mundesi te jem ne kontakte me njerez qe vijne nga bota e biznesit dhe institucioneve te ndryshme financiare. Kjo gje me ka ndihmuar mua te integrohem lehte ne keto shoqeri. Studimet cilesore dhe gershetimi i procesit mesimor me praktikat profesionale qe ne vitin e pare akademik, me kane ndihmuar te nis karrieren e punesimit ne Raifeisen Bank.
Orgesi: Ishin njohuritё e fituara, dhe praktikat profesionale te zhvilluara gjate 3 viteve, si dhe suporti nga Zyra e Karrieres ne TBU ne menyren se si duhet te pergatitemi ne nje intervistё apo si te menaxhojme situatat e ndryshme qe na jepen ne pune, te cilat kane ndikuar ne punesimin tim ne Deloitte Albania.
Xhulja: TBU te ofron mundesi per praktike profesionale çdo vit ne biznese te suksesshme, dhe kjo gje te ndihmon te zhvillosh potencialin tend dhe te kuptosh ku t’i deshiron te punosh ne te ardhmen, si dhe te favorizon ne krijimin e kontakteve me drejtuesё te kompanive. Permes eksperiences se fituar nga praktikat e realizuara kam arritur te punёsohem ne kohe mjaft te shkurter ne NOA.

7. Çfare i sugjeroni maturanteve pjesemarrёs te ketij viti ne konkursin “Sipermarrёsit e se Nesermes”?

Arlinda: Ne konkurse ekipore eshte shume e rendesishme ndarja e detyrave bazuar ne aftesite dhe njohurite e secilit anetar. Kujdesuni te ndertoni nje ekip unik!
Orgesi: Ne juri do te gjeni sipermarres te suksesshem te cilet jane aty per t’ju degjuar dhe mbeshtetur nese ideja juaj e biznesit eshte inovative. Perfitoni nga ky moment!
Xhulja: TBU vlereson me rigorizitet çdo perpjekje te pjesemarreseve, prandaj kushtojini kohe dhe vemendjen e duhur planit te biznesit qe do te prezantoni. Perpiquni qe te gjeni nje ide inovative dhe ta prezantoni sa me qarte!

Arlinda, Orgesi dhe Xhulja: Nese jeni ambicioze, nese doni te ecni perpara bazuar ne meritat tuaja, nese pelqeni te studioni per administrim biznesi dhe doni qe ta shihni veten sipermarres apo punonjes i ardhshem ne kompanite me te suksesshme te vendit, zgjidhni TBU.

Per konkursin “Sipermarresit e se Nesermes” Edicioni i VI-te dhe “Juristet e se Nesermes” Edicioni i II-te, ndryshe nga me pare, skuadrat kane mundesi te sigurojne financimin e idese se biznesit permes fondit te Balfin Group, partner i projektit.

/Ky artikull u publikua me pare nga Business Mag Albania