SITUATA E AKSEVE NACIONALE

 

QARKU Tiranë

Gjatë natës ka patur rreshje bore.

Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet me zinxhirë duke filluar që nga Lanabregasi.

Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës, për shkak të pranisë së akullit në rrugë.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Durrës

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku.

Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Elbasan

Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës me borëpastruese dhe me fadromë.

Në aksin Lunik – Steblevë, ka 25 cm borë. Qarkullimi në këtë segment kryhet me zinxhirë.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Berat

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

QARKU Vlorë

Në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal. Bora është 5 cm.

Në Qafën e Llogorasë mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Ka të depozituara edhe sasi kripe.

Ne akset e tjera te ketij qarku nuk ka probleme.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Gjirokastër

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku.

Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

QARKU Korçë

Trashësia e borës në aksin rrugor Korcë-Ersekë ka arritur mbi 10cm temp. -3’C. Në këtë aks pastrimi bëhet nga tre borëpastruese. Bora ka patur itensitet të lartë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë osé me goma dimërore.

E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin Pogradec-Korcë. Situatë e vështirë paraqitet në zonën Qafë Plloçës ku rreshjet janë më të dendura. Nga kontraktori Aldok janë vënë në punë 2 borëpastruese. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Pogradec-Dogana Qafë Thanë ka patur rreshje bore dhe rekomandohet të lëvizet me zinxhirë në të dyja kahët e këtij aksi. Nga kontraktori Aldok në këtë aks janë aktivizuar 2 borëpastruese.

Në aksin Bilisht – Baban – Hoçisht ka rreth 10 cm borë. Është bërë pastrimi dhe kriposja nga kontraktori.

Të gjitha akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

QARKU Fier

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

QARKU Lezhë

Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës me 4 borëpastruese. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Kukës

Në të gjithë Qarkun ka rreshje bore me intensitet të lartë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 40 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet me zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje, pasi ka patur rreshje të dendura bore.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 30 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi me zinxhirë. Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

QARKU Dibër

Në Peshkopi ka rreshje bore me intensitet të lartë.

Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Segmenti Bazë – Burrel qarkullohet me zinxhirë.

Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

QARKU Shkodër

Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F.Arrëz.

Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë.. Ne Rapshe dhe në Tamarë ka rënë pak borë por është pastruar. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Fryen erë e fortë. Qarkullimi pjeserisht me zinxhirë.

Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur.

Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi, kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi kryhet me zinxhirë, me vështirësi.

Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.

Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë ka rreth 80 cm dhe në Vrith- Razëm (rreth 80 cm). Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në gjithë aksin rekomandohet me zinxhirë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.

Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë ne segmentin Qafë Qelë – Pukë- Fushë Arrëz.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.