Situata në akset kombëtare, datë 10/01/2017

 

Ministria e Transportit nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, informon se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër: Në akset e këtij Rajoni vazhdon puna nga ana e firmave kontraktore për pastrimin e akseve nga bora dhe kriposjen e tyre me kripë, për shkak të ngricave dhe erërave të forta që janë prezente sidomos në Tropojë dhe në Dibër.

Akset e Tropojës qarkullohen pa zinxhirë. Edhe aksi Milot – Tuneli Thirrë – Kalimash – Dogana Morinë, qarkullohet pa zhinxhirë. Akset e Kukësit dhe Dibrës, si dhe pjesa fundore e segmentit Dedaj – Razëm, qarkullohen me zinxhirë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Akset e këtij Rajoni janë pastruar dhe vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prezencë ngricash. Me zhinxhirë qarkullohet në segmentin QAfë Priskë – Qafë Mollë.

Në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës, pasi nga temperaturat shumë të ulëta, ka prani të ngricave në rrugë. Në këtë Qark, kalohen me zinxhirë akset Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, si dhe në Qafën e Qarrit.

​Në akset e tjera të këtij Rajoni është bërë hedhja e kripës në zonat ku ka prani ngricash dhe qarkullimi është normal.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në zonat ku ka ngrica, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Bashkëngjitur situata sipas qarqeve:

QARKU Tiranë

Akset e Dajtit qarkullohen pa zinxhirë, përveç segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm me zinxhirë.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Durrës

Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Elbasan

Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 3 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë. Prej fillimit të kësaj situate dhe deri tani janë hedhur rreth 17 tonë kripë.

Në aksin Librazhd – Steblevë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shka të ngricave. Janë hedhur 2 tonë kripë.

Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Berat

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

QARKU Vlorë

Në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal dhe pa zinxhirë. Ka të depozituara sasi kripe. Në akset e tjera të këtij qarku nuk ka probleme.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Gjirokastër

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

QARKU Korçë

Gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, dhe erë gjithashtu gjë që ka sjellë borën në segmente të ndryshme të rrugës.Kompanitë e Mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që mbulojnë.

Aktualisht në Aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Voskopojë qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Gjithashtu qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe për Qafën e Qarrit.

Të gjitha akset e tjera të Qarkut Korcë janë të kalueshme pa zinxhirë.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

QARKU Fier

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

QARKU Lezhë

Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në të gjitha korsitë.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

QARKU Kukës

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2 m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

QARKU Dibër

Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

QARKU Shkodër

Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë

Nuk ka probleme në qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.

Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.

Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.

Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë.

Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.

REKOMANDIME

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.