Skandal dopingu. Peshengritesit bullgare perjashtohen nga RIO 2016

Lidhur me artikullin:

Peshengritesit bullgare nuk do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike, Rio 2016. Shkak eshte bere fakti qe 11-te peshengrites te ketij shteti rezultuan pozitive gjate pergatitjeve per Europianin ne Tbilisi.

Skandali i perdorimit te substancave te ndaluara nuk ka tronditur vetem atletiken e lehte dhe ne kuader te Olimpiades, situata vijon te mbetet e komplikuar. Vendimi per te perjashtuar te gjithe ekipin e shtanges se Bullgarise nga Rio 2016 erdhi pas skualifikimit te vendosur nga Federata Nderkombetare e Peshengritjes, prej numrit shume te larte te rasteve me doping.

IWF njoftoi se sportistet bullgare te kesaj disipline nuk do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike, per shkak te politikave te veçanta ne luften kunder substancave te ndaluara qe do te perdoren per evenimentin ne Brazil.

Gjate muajit mars, tete peshengrites meshkuj, mes te cileve edhe tre kampione Europe, por edhe tre femra rezultuan pozitive me doping gjate grumbullimit per Kampionatin Europian ne Gjeorgji. Mes sportisteve te perfshire jane edhe ish-kampioni kontinental, Demir Demirev, si edhe kampionet e Europes ne vitin 2014 Ivan Markov e Ivaylo Filev per meshkuj dhe Milka Maneva per femra.

Dopingu eshte nje plage e vjeter ne peshengritjen bullgare. Ne Olimpiaden e vitit 2000 ne Sydney skuadres iu hoqen tre medalje te arta dhe u perjashtua prej dopingut.

Gjithashtu, prej perdorimit ne mase te susbstancave te ndaluara, ekipi i shtanges mungoi ne Lojerat Olimpike, Pekin 2008. Veç çeshtjes se Bullgarise, IWF njoftoi se per shkak te rasteve te nje pas njeshme me doping, edhe Rumanise i hiqet nje vend per Olimpiaden ne Rio.