Skandali i Panamase zbulon “parajsen” fiskale te miliardereve

“Panama Papers”, eshte nje nga rrjedhjet me te medha te informacionit mbi te cilen gazetaret kane hulumtuar.
Behet fjale per 11.5 milione dokumente qe datojne nga viti 1977 deri ne vitin 2015. Te dhenat jane perpunuar nga nje ekip prej me shume se 370 gazetare nga 76 vende.

Sipas informacioneve ne keto dokumente, jane rreth 600 kompani izraelite dhe 850 aksionare izraelite qe kane fshehur para ne kete parajse fiskale.

Dokumentet e rrjedhura, permendin edhe nje avokat, i quajtur Assaf Halkin, i cili ka regjistruar kater kompani permes firmes ligjore panameze.

Por nje biznes qe Halkin ka themeluar jashte vendit eshte GFI Technologies.

Kjo ishte regjistruar ne maj te vitit 2013 ne ishullin e Anguilla ne menyre qe te investoje ne kompanite shqiptare te teknologjise se larte.

Sipas te dhenave, Halkin eshte shtetas shqiptar i cili ne Shqiperi njihet me emrin Ismail Mulati.

Ai se bashku me nje firme kanadeze te quajtur Global Fluids International S.A. jane pronaret e kompanise.

Halkin nuk iu pergjigj nje pyetjeje te medias qe ka publikuar lajmin, “Haaretz” ne lidhje me llojet e investimeve qe kompania ben, nese ka te tilla, por komentoi se “te gjitha te ardhurat e aksionereve izraelite raportohen ne organet tatimore izraelite”.

Por per Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qellim marrjen e huas nga banka per te investuar ne pasuri te paluajtshme ne Evrope.

Banka do t’i akordonte huan vetem nje korporate.

Ata shtuan se aktiviteti i kompanise eshte i regjistruar prane zyres se taksave ne Izrael. Taksa e detyruar per aktivitetin ne fjale paguhet ne Izrael.

/Telegrafi