Skandali te Parku i Liqenit. Priten pemet (Foto)

Lidhur me artikullin:

Ne punimet qe po behen brenda Parkut te Liqenit, ka nisur prerja e pemeve. Foto me poshte tregon qarte se brenda rrethimit, ku punohet me lejen e bashkise, jane sharruar pemet. Trungjet e sharruar nuk kane mundur te fshihen plotesisht nga kompania ndertuese, qe ka rrethuar me nje rrjete, vendin ku po ndertohet.

2

Bashkia e Tiranes per here te pare dha leje qe te ndertohej brenda parkut, nje akt qe nuk kishte ndodhur asnjehere me pare. Pavaresisht garancive per te mos prere peme, apo fshehjes pas nje projekti qe synon argetimin e femijeve, duket se demi eshte bere tashme.

3

Ne njeren pjese te siperfaqes, aty ku dikur kishte bar dhe peme, ka nisur shtrimi me beton per te vendosur platformat e lojerave.

4

Sipas informacioneve zyrtare investimi kushton rreth 800 mije dollare dhe eshte vetem i pari. Gjithsej ne park do te kete 10 nderhyrje, sipas asaj qe ka paralajmeruar Erjon Veliaj.

5

Sipas nje shenimi te lene nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit thuhet qartesisht se prerja e pemeve eshte e ndaluar. FShZh eshte autoriteti kontraktues.

6

/lapsi.al