Skenderbeu fillon nje cikel te ri. Pas Joses vjen Agostinelli

Lidhur me artikullin:

Skenderbeu ka vendosur ne te nise ne cikel te ri. Dhe levizja e pare e guximshme ka qene divorci me trajneri Mirel Josa dhe marrjen ne drejtim te italianit Andrea Agostinelli. Ne prezantimin e tij, drejtori sportiv Haris Fakic eshte shfaqur besimplote per suksese te tjera te klubit korcar ndersa Agostinelli fjalet e tij te para i ka patur per punen e mire te bere me Partizanin, e cila eshte vleresuar aq sa per per tiu besuar stoli i kampioneve.

“Njerezit me kane qendruar shume afer dhe i falenderoj shume sepse ajo qe kane bere tifozet e Partizanit per mua ka qene dicka me te vertete speciale dhe do tu jem gjithmone mirenjohes. Por per fat te keq ne futboll pavarsisht gjithckaje duhet te ndryshosh faqe, dhe ne keto momente profesionalizmi im si trajner me thote se duhet te jap maksimumin per kete skuader. Dua te falenderoj presidentin e Skenderbeu qe me dha kete mundesi, dhe do te mundohem ta shfyrtezoj ne maksimum”.

Nderkohe nje mision me vete per Agostinelli konsiderohet zevendesimi i nje trajneri, si Mirel Josa qe ka bere histori ne stolin e korcareve.

”Eshte shume e veshtire dhe nuk kam dyshime per kete. Mendoj se ka momente ne te cilat disa cikle perfundojne sidomos ne futboll. Nuk me mbetet gje tjeter vecse ti bej komplimente parardhesit tim, Mirel Josa, shpresoj te barazoj ose me mire ti afrohem disi sukseseve qe ka arritur ai me kete klub”.

Per nje klub qe ka fituar 6 tituj kampion rradhazi dhe ka luajtur ne fazen e grupeve te europa lige, duket se objektivi I rradhes eshte vendosja e hegjemonise ne futbollin tone dhe nje sfide e tille duket e mirepritur nga Agostinelli.

”Une mendoj se me shume mundesi, presidenti i Skenderbeut te cilin e falenderoj edhe njehere tjeter, me ka zgjedhur si trajneri e ri te skuadres edhe per faktin se ndoshta jam une trajneri i cili e kam bere te vuaje me shume ne keto 6 vite kaq te suksesshme, sepse ne me Partizanin e detyruam Skenderbeun ta fitonte titullin ne javen e fundit, nderkohe qe sezone me perpara ata kane mbyllur gjithcka shume jave perpara fundit te sezonit. Ndoshta ka qene kjo arsyeja qe me kane zgjedhur dhe i gezohem ketij fakti. E perseris, ndihem shume i lumtur, dhe i nderuar qe me eshte dhene mundesia te marr kete detyre, kush me njeh e di qe une do te punoj 24 ore ne 24 per nje objektiv qe per momentin quhet Skenderbeu”.

Per te qene dominues absolut ne futbollin tone, nevojiten edhe futbolliste cilesore, per te zevendesuar disa prej yjeve te larguar tanime. Perpjekjet e klubit ne kete obejktiv jane maksimale dhe drejtori sportiv zbulon disa nga blerjet e reja, ku vecon rikonfirmimin e Hamdi Salihit.

Levizjet e fundit konfirmojne deshiren dhe interesimin drejtuesve te Skenderbeut per ta ngritur klubin ne nje standart te ri dhe ky objektiv nuk duket aspak i kushtezuar nga ceshtja e pezullimit te dhene nga uefa, pasi sipas Haris Fakic, CAS do te jete ne favor te korcareve.

Kampionet do te vijojne stervitjen ne ambientet e tropikal deri ne daten 25 qershor, pas se ciles do te zhvendosen ne Austri per te kompletuar pergatitjet ne funksion te perballjes ne Champions League kunder hungarezve te Ferencvarosh….