Sot Dita e Tokes, Fytyra e Ndryshimeve Klimatike
Gati nje miliard njerez ne mbare boten shenojne Diten e Tokes cdo 22 prill, duke e bere kete feste ambientaliste nje nga ngjarjet me te medha civile ne planet. Ne qender te saj eshte Rrjeti i Dites se Tokes, nje organizate jo-fitimprurese qe filloi kete feste ne vitin 1970 dhe qe ka ndihmuar ne reklamimin e kesaj ngjarje ne vite, informon Voa. Tema e ketij viti eshte “Fytyra e Ndryshimeve Klimatike.” Fushata po shfrytezon internetin dhe median sociale per te krijuar nje shfaqje dixhitale te njerezve, vendeve dhe kafsheve qe jane prekur nga ndryshimet klimatike.
 
Franklin Russell drejton fushaten e Rrjetit Dita e Tokes dhe do fytyren tuaj ne murin e tij virtual.  Mijera vete kane ngarkuar fotot e tyre nga Facebook-u, Instagrami dhe media te tjera sociale.
 
“Kemi patur dy fotografi nga India kohet e fundit nga studente qe kane perdorur canta plastike te ricikluara si vazo lulesh. Kemi patur disa njerez qe dolen ne rruge ne Bullgari per te protestuar shpyllezimin dhe qe i kerkuan qeverise te vepronte”.
 
Mund te ndalesh tek nje foto, ta kthesh mbrapsht dhe te lexosh me shume rreth saj. Ose mund te dergosh nje Twiitter per te komentuar rreth saj.
  
Vant eshte nje edukator me organizaten EcoActive me seli ne Angli. Polo ndihmoi Saren te shpjegoi ceshtjet ambjentalista tek femijet.  
 
“Ne se flas per arinjte polar, ai mund te merzitet pak. Ose ne se nje femije vjen per te folur per nje ide brilante per te kursyer energji apo per te pakesuar mbetjet qe familjet e tyre mund te perdorin, aim und te frymezohet dhe te filloj te kercej.” 
 
Po te klikosh ne kete foto, zbulon nje tjeter histori: ne nje kamp refugjatesh ne kufirin mes Tajlandes dhe Birmanise.
        
Gjashteqind refugjate nga Birmania kane jetuar ketu qysh nga viti 2007. Te kapur ne mes te politikes dhe ndarjeve etnike, ata nuk mund te kthehen ne shtepite e tyre. Me e keqja, kampi nuk njihet as nga Kombet e Bashkuara dhe as nga Tajlanda. Kjo kufizon sherbimet qe ata mund te marrin. Dhe derisa sa nderhyri Fondi Branch, aty nuk kishte elektricitet.
 
Organizata jo-fitimprurese mblodhi fonde per te vendosur panele diellore ne cdo kasolle kashte, duke krijuar kampin e pare te refugjateve ne bote qe furnizohet me energji diellore. Duke folur nga kampi, drejtoresha ekzekutive e fondacionit Iona Proebst thote se elektriciteti e ka permiresuar ndjeshem jeten e perditshme.    
 
“Notat e femijeve jane permiresuar ne shkolle. Nuk ka patur zjarre dhe askush nuk eshte demtuar. Parate qe banoret kursejne mund te blejne ushqime.”
 
Rrjeti i Dites se Tokes i sjell bashke keta njerez per t’i takuar gjithe bota. Nje femije 8 vjecar nga Kameruni premtoi te mbroje planetin. Femije te tjere mbjellin peme.
 
“Keta femije jane mbrojtes te ambjentit,” thote zyrtari nga organizata jofitimprurese qe dergoi fotografite dhe shton, “Imazh i asaj se cfare mund te bejne 100 femije!”
 
“…fotografite tregojne nje histori kolektive me shpresen per te sjelle ndryshim!”
 
Kjo shtron pyetjen: Ne Diten e Tokes, cfare  mund te bejne nje miliard njerez?