Sot nata finale e Big Brother, ja kush fiton

100 dite kaluan. Edicionit te shtate te show-t real televiziv “Big Brother”, i cili nisi transmetimin e tij ne ekranin e ‘Top Channel” me 21 shkurt, i vjen fundi sonte. Ne mbremjen e saj finale, ne kohe reale, do te jene votat e ndjekesve te ketij spektakli terheqes per me te mirin ato qe do te japin çmimin e madh! Pas me shume se 3 muaj brenda shtepise se madhe, pretendentet mbeten Meridiani, Valeri dhe Jona. 

Ja dhe kuotat e pretendenteve kryesore per Cmimin e Big Brother 7 

 

Konkurenti Kuota
Meridian    2.55
Valer 3.00
Jona  3.60
Ardit  3.60
Nevila     10.00
Juliana  16.00

 


Banoret e perzgjedhur ishin me shume se 20, nga qytete te ndryshme, dhe ato ishin te gjithe karaktere me histori tronditese nga jeta e tyre. Prej tyre kane mbetur vetem 6: Meridiani, Valeri, Jona, Arditi, Nevila dhe Juliana.  Konkurrentet kane arritur te sfidojne njeri-tjetrin me ane te sekreteve te tyre te veçanta dhe aftesive me spikatese.. Bashkejetesa ne shtepi ka treguar edhe fantazine e produksionit qe nuk i ka lene banoret dhe spektatoret te pushtohen nga dembelizmi dhe monotonia, apo rituali i gatimit. 

Nuk mund te mos binte ne sy edhe shtepia, e projektuar per te qene me e madhja deri me tani, me shume luks dhe komoditet krahasuar me gjashte edicionet e meparshme. Ne kete hapesire, u paraqiten  shume elemente te reja mes te cileve dhe nje ambient bari, qe nuk ka ekzistuar me pare. E dihet qe kjo gare ka qellim final çmimin e madh, te cilin vitin e kaluar e fitoi Anaid Kaloti. 

Çmimi i madh per fituesin e ketij reality show eshte 100 milione leke.