Sot protesta e opozites. Rama ne Izrael, Meta ne Serbi

Lidhur me artikullin:

Partia Demokratike sot do te protestoje perpara Parlamentit te Shqiperise, ku do te zhvillohet seanca e fundit parlamentare per kete vit. Protesta do te drejtohet nga Forumi Rinor i Partise Demokratike dhe peshen kryesore do ta mbajne te rinjte, kurse kryetari i PD Lulzim Basha do te marre fjalen ne fund.

Protesta eshte ne vazhden e tubimeve te opozites prej disa javesh, te cilet protestojne kunder Kryeministrit Rama dhe kerkojne rrezimin e Qeverise. Por, vete kreu i Qeverise, Edi Rama nuk do te jete sot ne Parlament, pasi ndodhet per nje vizite zyrtare dy ditore ne Izrael. Rama sot do te takohet me Kryeministrit Netanyahu dhe neser me Presidentin izraelit. Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjithashtu do te mungoje dhe seanca nuk do te drejtohet prej tij.

Meta sot zhvillon nje vizite zyrtare tre ditore ne Serbi, per te kthyer viziten e homologes se serbe qe zhvilloi ne Prill te ketij viti ne Tirane. Meta do te kete takime edhe me Kryeministrin Vuçiç, Presidentin Nikoliç e zyrtare te tjere te shtetit.

Protesta e sotme e FRPD do te jete protesta e fundit e opozites per kete vit, e cila ka deklaruar se tubimet do te vijojne pas 2015.