Southgate entuziast per detyren si trajner i Anglise

Lidhur me artikullin:

Kombetarja Angleze gjen pasuesin e Allardyce. Trajneri i ri i “Tre Luaneve” do te jete Gareth Southgate, i cili do te udheheqe skuadren ne kater takimet e radhes, 3 per eliminatoret e boterorit “Rusi 2018” me Malten, Sllovenine dhe Skocine si dhe nje miqesore luksi me Spanjen. Te dielen Southgate do te beje publike listen e futbollisteve, qe do te jene te impenjuar ne 2 takimet e muajit Tetor. Ish-mbrojtesi i Anglise ka qene trajneri perfaqesueses U-21 dhe mendohej se do te zevendesonte Roy Hodgson, por nuk ndodhi keshtu pasi Federata e Futbollit vendosi t’ia besonte kete detyre Sam Allardyce. Ne konferencen e tij te pare per shtyp si trajner i “Tre Luaneve”, Southgate u shfaq entuziast per detyren qe ka marre persiper.

“Kemi nje skuader me elemente shume cilesore dhe nisur nga kjo asgje nuk eshte e pamundur. Sigurisht qe hapi i pare eshte kualifikimi. Une kam besim tek ky grup futbollistesh. Duhet te jemi te perqendruar dhe solide.”

Para zyrtarizimit te Southgate, si pasues i mundshem i Allardyce u perfol Arsene Wenger, me francezin i cili e ka lene te hapur mundesine e marrjes se kesaj detyre nese gjerat nuk shkojne mire te “Tre Luanet”.

“U surprizova kur mora vesh per interesimin e drejtuesve te Federates se Futbollit dhe i falenderoj per vleresimin. Fakti qe permendem si kandidat i mundshem per stolin e Anglise, eshte nje nder i madh per mua. Momentalisht ne mendjen time eshte Arsenal, me pas te shohim.”