Spartak Braho: “Ilir Meta eshte shahist. Me nje levizje ai parashikon gjithcka”

Lidhur me artikullin:

“Ilir Meta eshte nje shahist i mire ne politike. Kur ben nje levizje, parashikon edhe 40 te tjera me pas. Meta luan me te tera figurat, edhe me ushtaret”.

Keshtu ka deklaruar deputeti i LSI dhe njekohesisht kryetari i Komisionit te Sigurise, Spartak Braho, ne nje interviste per “A1 Channel” ne Shkoder.

Ai vleresoi stretegjine politike te kryetarit te tij dhe u shpreh gjithashtu se brenda ketij viti shpreson qe te kete ndryshime te tjera ne qeveri. I pyetur per skenarin e zgjedhjeve te parakohshme, Braho u shpreh se kjo ndodh kur nje vend eshte ne krize politike, por qe ky nuk eshte rasti i Shqiperise.

“Zgjedhje te parakohshme kur ka krize politike, aktualisht ne nuk jemi ne krize. Kriza eshte tek e djathta institucionalisht. E majta nga ana e saj eshte defiçente sa u perket premtimeve, por jo se ka krize”, tha deputeti i LSI.

Spartak Braho foli gjithashtu edhe per rolin e Edi Rames si kryetar i Partise Socialiste.

“Historia e PS kerkon me shume respekt per ata breza qe punuan ne keto 25 vite. Ne pervjetorin e qershorit, nuk pashe figurat historike. Historia nuk fillon kur vjen nje apo nje tjeter, ketij fakti duket si nuk i shpetoi Edi Rama”, deklaroi Braho gjate intervistes.