‘Special One apo No One’? Mourinho me startin me te dobet ne histori

Manchester United po kalon nisjen me te dobet sezonale ne kampionat qe ne sezonin 1990-1991 dhe kete statistike “Djajte e kuq” e vulosen dje me barazimin 1-1 ndaj West Ham United-it. Skuadra e cila ne tre vitet e fundit ka shpenzuar qindra miliona euro ne merkato po vuan te gjeje pasardhesin e duhur te legjendes Sir Alex Ferguson. David Moyes dhe Louis van Gaal nuk arriten gje ne sezonet e kaluara dhe as Jose Mourinho nuk duket te kete gje ne vije. United deri tani ka fituar vetem 20 pike ne 13 ndeshjet e para, shifra me e ulet qe para 26 vitesh, kur pati fituar 21 pike ne po te njejtin numer javesh (me nje pike zbritje pas nje perleshjeje me Arsenal-in).

Djemte e portugezit Mourinho aktualisht jane 11 pike larg Chelsea-t kryesues, ndersa Arsenal – i katerti ne tabelen e klasifikimit – ka tete pike me shume per kualifikimin ne Ligen e Kampioneve. E gjitha kjo pas barazimit te djeshem. Sikur te mos mjaftonte rezultati, “The Special One” u dergua ne tribune nga gjyqtari Jon Moss, pasi shfaqi nervozizmin e tij per ndeshkimin me karton te verdhe te mesfushorit Paul Pogba per simulim. Skuadres me te titullar ne Angli i duhet me çdo kusht nje fitore ne javen e ardhshme ndaj Everton-it, perndryshe gjendja do te behet aq e veshtire sa do te vihet ne dyshim stoli i Mourinho-s.