Spektakel ne Korce. Skenderbeu mposht Tiranen

Lidhur me artikullin:

Skenderbeu nuk ndalet. Kampionet mposhten 2-1 Tiranen ne nje perballje spektakli qe justifikoi gjithe pritshmerite. Emocione, loje intensive dhe adrenaline pa fund ne stadiumin e Korces por ne fund feston Skenderbeu qe rimer kreun e renditjes me pike te plota fale nje permbysjeje kampionesh me Tiranen qe pas nje ndeshje mjaft te mire ndeshkohet nga bujaria, jo ajo tradicionale e kryeqytetasve por shperdorimet para porte.

Mirel Josa ndryshonte modul duke i besuar 4-4-2 me Salihin e Olyainken ne sulm, rikthehej Teqja ne 4-2-3-1 bardheblu ku Gilman Lika, Fukiu e Elis Bakaj mbeshtetnin Xhilberton. Kryesfida e javes se 4-et nisi me Tiranen qe pati fillimin me te mire qe mund te kishte enderruar.

Bardheblute ne avantazh pas vetem 2 minutash me Fukuin te gjendur ne pozicion te rregullt qe shenon me koke. 1-0 per Tiranen qe feston dhe japonezi pas vetem dy minutash kishte nje shans te arte per te dyfishuar ne nje kundersulm te bardhebluve por Fukui mes dy mundesive per te pasuar te Bakaj apo tentuar porten nuk beri asnjeren. Padyshim interesant dueli anes fushes mes dy trajnereve Josa dhe Muca, dikur shoke skuadre me Tiranen e madhe te viteve 80. Brenda kuadratit grinte dhe reagim kampionesh nga Skenderbeu, mundesi e shkelqyer ne minuten e 20 per Liridon Latifin por Frasheri eshte gati per te grushtuar. Ne minuten e 25 moment per te admiruar klasin e Berishes qe shpik vete nje supergol nga asgjeja.

Fantastik futbollisti nga Peja ne kete goditje me Frasherin qe vetem sa mund te preke me majat e gishtave topin qe shkon ne rrjete. Gjithshka rinis nga e para, ndizet stadiumi. Skenderbeu behet zot i fushes ne qarkullimin e topit, ndersa per te kuptuar me sa grinte luhet, mjafton te shohesh Jashanicen qe ngjason me shume si nje Ferrari qe del nga pista. Pjesa e pare mbyllet me nje mundesi te mire per Tiranen por goditja e Fukuit ne krosimin e Likes eshte jashte dhe skuadrat shkojne ne ekuiliber ne dhomat e zhveshjes. Spektakli dominon edhe pjesen e dyte. Ne minuten e 55 Gilberto leshon nje silure qe perfundon siper traverses se Shehit, ndersa 5 minuta me pas ne nje krosim te Smajlit Bakaj mund te kishte provuar edhe porten por ul topin ne qender te zones ku nuk ndodhet askush per te shfrytezuar asistin e tij.

Shperdoron ne te 63 ne krahun tjeter edhe Olyainka qe con ne tribunen e tifozeve nje mundesi te arte per te shenuar. Muca ndryshon ne te 67 duke hequr nga fushe Xhilberton per nje mesfushor, Hoxhallarin me Bakajn qe spostohet ne qender te sulmit megjithate mundesia e rradhes eshte per Fukuin qe shperdoron nje rast te mire. Per tu ngushelluar mund te shohe se si ne minuten e 71 gabon me koke edhe nje snajper si Salihi. Ne te 79 tjeter goditje klasi nga Berisha me topin qe puth traversen dhe Progni nuk arrin ta shfrytezoje ne rikthim pak hapa larg vijes fatale. Ritem i shfrenuar dhe Tirana ka te gjitha shansert per te dyfishuar ne nje kundezbritje te minutes se 83 Fukiu per Gilman Liken dhe eshte e pabesueshme goditja e shkodranit. Menjehere me pas ne komentin e ndeshjes ne Supersport, Ylli Aga ka rastin per te kujtuar ligjin e futbollit.

Nje ligj i pameshirshem, 2-1 per Skenderbeun me Prognin qe ndeshkon Tiranen qe provon te reagoje ne minutat e mbetura por pa mundur me te ndryshoje asgje. Skenderbeu rregjistron fitoren e katert, ndersa Tirana shikon qe tani veten te shkeputur 7 pike nga kreu.