‘Spiuni’ Samir Nasri: “Me Guardiola trajner nuk ka seks pas mesnate”

Lidhur me artikullin:

Samir Nasri thote se sekreti i Pep Guardioles per te marre me te miren nga lojtaret e tij eshte ndalimi qe u ben atyre per te bere seks pas mesnate. Francezi u largua nga Manchester City per t’u bashkuar me Sevilla ne forme huazimi ne gusht, pas menaxhimit vetem 15 minutash ne Premier League nga trajneri i ri ne “Etihad Stadium”. Edhe pse ish-ylli i Arsenalit shpenzoi pak kohe duke punuar me Guardiolen, e ka te qarte nje udhezim te qarte e te leshuar ne skuader nga tekniku katalanas, te cilin nuk e ka harruar.

“Marredheniet seksuale nga lojtaret e Pep duhet te kryhen para mesnates. Kjo vlen edhe ne qofte se ju keni nje dite te lire, nje dite me pas ndeshjes, – ka thene Nasri per “L’Equipe du Soir”, kur u pyet per nje nga sekretet e Guardioles, i cili merr maksimumin nga yjet e tij. – Kjo, sipas tij, behet per te pasur nje gjume dhe nate te mire. Ai na tha se permes kesaj menyre arriti te marre me te miren nga Messi dhe Lewandowski, shmangu per ta ne maksimum lendimet muskulore.”

29-vjeçari, i cili ishte konsideruar mbipeshe nga Guardiola, pas kthimit te tij per trajnimin parasezonal, la te kuptohet se ka edhe udhezime te tjera, po aq strikte, ushqimore, qe trajneri katalanas ua vendos lojtareve qe stervit.

“Ai i kontrollon vete gjerat qe gatuhen ne kuzhine, – tha Nasri. – Me Guardiolan, ne diten e pare te trajnimit e dini se si duhet te luani. Ai te shtrydh fizikisht dhe, gjithashtu, shpenzon kohe te madhe ne punen me topin. Diten tjeter, ju keni per te pare ne video çdo gje qe duhet te beni. Ai nuk do t’ju detyroje, por ben gjithçka per te bere perparim, per te ditur se si te poziciononi veten dhe si te luani. Ai eshte nje person i sterholluar.”