Sporti ne zi. Ndahet nga jeta Muhammad Ali

Muhammad Ali, boksieri legjendar qe e shpalli veten “Me i madhi” dhe ishte nje nder sportistet me te famshem dhe me te dashur ne planet, vdiq te premten ne Phoenix, Arizona. Lajmin e la zedhenesi i familjes, njoftoi CNN, transmeton Syri.net.

Ali, 74 vjeç, kishte qene i shtruar ne spital ne Phoenix qe nga e enjtja me probleme te frymemarrjes, siç tha zedhenesi Bob Gunnell.

Pas nje beteje 32-vjeçare me semundjen e Parkinsonit, Muhammad Ali ka nderrruar jete ne moshen 74 vjeç. Tri here Kampion Boteror i Peshave te Renda, boksieri vdiq kete mbremje,” tha Gunnell ne deklarate, citon Syri.net.

“Familja Ali deshiron te falenderoje per te gjitha mendimet e tyre, lutjen dhe mbeshtetjen dhe kerkon privatesi ne kete moment.”

Ne faqen e boksierit ne Twitter u hodh vetem nje fotografi e boksierit me kete shenim:

Mohammad Ali. 1942 – 2016.