Stambolli, nje perralle vjeshte

Opinion nga Koloreto Cukali

Kur duan te flasin per politike, stambollitet i vendosin telefonat ne nje tavoline larg. Tashme dihet, edhe kur jane te fikur, smartphone-t mund te kthehen ne vegla pergjimi. Dhe shteti i Erdoganit nuk ka skrupuj te perdore te gjitha mjetet, edhe te paligjshme, per te futur brenda disidentet dhe per te betonizuar pushtetin.

Ne biseda, aq njerez sa pranuan te shprehen, mund te kuptosh se sa shume ua ka ulur koken diktatori atij populli, dikur aq te gjalle. Ai i shtyp protestat me dhune, ai mobilizon militante islamike qe e duan me shume se babane fizik per t’i ndersyer ndaj protestuesve, ai bllokon rrjetet sociale, ai pergjon kedo dhe arreston kedo, ai do te rivendose denimin me vdekje. Madje, ka vendosur te mos nderroje as oren, ndoshta thjesht per karshillek ndaj pjeses tjeter te botes. Fotot e Kemal Ataturkut jane rralluar neper vende publike. Erdogan do preferonte, si gjithe diktatoret, si dhe Edi K. Rama, qe historia nis me te.

Erdogan eshte pjese e nje vale regresi qe duket e pandalshme ne vendet e pakonsoliduara te lindjes, te te gjitha lindjeve, asaj europiane, te mesme apo te larget, ku njerez me prirje autoritariste ia dolen te shartojne modelin e diktaturave komuniste me demokracine, duke e mbajtur diktaturen ne kembe me vota. Problemi eshte qe pasi i ke vene nje here prangat ne dore, qofte edhe per shaka, qenka shume veshtire t’i heqesh.

Me kujtohet Mero Baze i dates 3 Prill 2013, qe ne editorialin “Me kokulur”, u shkruante Rames dhe Metes, te sapofejuar, “…me kokulur kur dilni para kamerave. Aq kokulur, sa te pakten te mos na shihni ne sy, se ndoshta ua falim, ngaqe radhen per te ikur e ka Berisha”.

Ky ishte kanalizimi i zhgenjimit pas aleances amorale te 1 prillit se, pasi te heqim qafe Berishen, i cili kishte radhen, do heqim qafe kedo tjeter qe do te na marre neper kembe si ai. Dhe ja ku jemi, me prespektiven qe diktatori i vogel i Ballkanit, byrazeri i Erdoganit, t’ia tejkaloje edhe Berishes ne pushtet.

Tirana brenda Stambollit

Stambolli i sotem me kujtoi Tiranen. Ne vende pa qytetare, si ne, shpresa mbetet qe vendet me qytetare te nderhyjne. Evropa, me nje fjale, ose Amerika. Ne Turqi, te pamundur per t’ia dale diktatures me vota ose me protesta, sepse ajo i manipulon te dyja, njerezit kane filluar te ikin me mijera. Si tek ne. Alternativa tjeter eshte te presin vdekjen e Erdoganit siç prisnim ne te Berishes. Siç do presim ne te Rames, pastaj do presim te Veliajt, e me radhe… Siç presin te semuret terminale heqjen e tumorit, duke mbajtur shprese. Enveri na tregoi qe diktatoret vdesin shume vone, me vone se ne.

Sjellja e Erdoganit pas grushtit te shtetit i ngjan shume asaj te Berishes pas 21 janarit. Sjellja e tij para grushtit i ngjante si dy pika asaj te Edi K. Rames tani.

Agresioni ndaj mediave, blerja e mediave, injorimi i protestave, zhdukja e te vertetes dhe ngritja e kultit te njeriut qe punon dhe po nderton “shtet”. Nderkohe me mijera turq e shqiptare ikin ne perendim, dhe mbeten vetem ata qe nuk kane mundesi te ikin, ose ata qe jane nenshtruar tashme dhe perpiqen thjesht te mbijetojne.

Rama nuk ka nevoje te arrestoje kryeredaktore mediash opozitare, sepse thjesht ata nuk ekzistojne. Mjaftohet qe te heqe nga ekrani çdo lajm qe nuk i pelqen. Dhe askush nuk proteston. Por dhe po te protestonte, ju nuk do ta merrnit vesh, sepse nuk do te dale ne lajme. Krahasuar me Erdoganin, Edi K. Rama eshte me fat. Nuk ka fare ushtri qe te mund t’i beje puçe, e as tradite sekulariste ose opozitare qe t’i dale perballe. Ne nuk kemi as filozofe (skolastike ose urbane) qe te na sherbejne si pika referimi.

Turpi i Europes

Ndersa isha atje, Erdogan arrestoi kryeredaktorin dhe gazetaret e Cumhuriyet, si pjese e strategjise per te shuar çdo ze opozitar. Kjo eshte ekuivalente sikur Theresa May te arrestonte kryeredaktorin e Guardian, apo Merkel te fuste ne burg krejt stafin e Der Spiegel. Megjithate Merkel hesht.

Deri me tani, Erdogani ka arrestuar 37 mije njerez, pas grushtit te deshtuar te shtetit, ka pushuar mbi 100 mije nga puna ne administraten shteterore, ka mbyllur 170 media opozitare. Dhe Europa hesht.

Ajo qe po ndodh ne Turqi eshte shume europiane, por Europa hesht. Kompromisi i Europes me Erdoganin me kujton kompromiset qe ambasadoret amerikane e lideret europiane bejne me diktatorin tone te radhes, per arsye qe nuk do i marrim vesh kurre.

Ata qe dine te lexojne ngjarjet e kane kuptuar qe ligji per plehrat ishte nje qoke per kushedi se ke nga nderkombetaret. Ndaj nuk e pame as Ambasadorin amerikan e as ndonje europian te dale e te shprehet. Shpresa qe ne mbajme tek Europa eshte nje tallje me veten. Europa na ka lene e do te na lere ne balte per nje diktator qe u jep ate qe duan. Si Erdoganin. Europa ka depresionin e vet dhe nuk ka kohe as energji te merret me depresionin tone.

Bella Ciao

Depresioni lexohet qarte ne rruget e Stambollit, nje qyteti ku kam qene me dhjetera here, po kurre nuk e kam pare keshtu. Hotelet e mrekullueshme me emra qe evokojne kohet e Agata Kristit tani leshojne dhoma me çmimet e nje moteli te zvjerdhur ne Tirane. Dyqanet, thuajse bosh. Allçaku, nje shites flokegjate qe ka jetuar ne Keln, nuk mund ta besoje se ne kenaqemi kur e vizitojme Stambollin.

“Pse vini ketu?” eshte pyetja e atij qe jeton brenda burgut. Ne rrugicat e Istiklalit 3- 4 te rinj, po shume te rinj, kendojne pas mesnate “Bella Ciao”. Edhe ne Tirane kendohej Bella Ciao perpara monstres se betonit ne park. Por diktatoreve nuk u behet shume vone per kenget e revolucionit. Ata kane mbeshtetjen e kompanive te betonit me te cilat blejne mediat dhe te verteten. Bashkia e Tiranes arriti ta kthente nje krim urban e ekologjik ne nje propagande per gjoja nje park femijesh.

Rama, shembi stadiumin ne menyre te jashteligjshme, kundershtuar nga te gjithe e dukshem per afere korruptive. E beri fakt te kryer, sepse mendimi juaj e i imi nuk kane vlere per te. Keto jane Gezi parku jone, por ne nuk jemi turq, dhe ne nuk protestojme. Ne jemi dembele, sipas Kryeministrit, dhe ketu ka te drejte, jemi shume dembele per te rezistuar.

Eyüp, eshte nje lagje qe e shetisim me kembe. Me habisin rruget e mbushura me vajza e deri femije te mbuluar me ferexhe. Kurre nuk kam pare kaq shume ferexhe ne Stamboll, sa kete here. Perveç arkitektures, ajo lagje e ata njerez ndjellin trishtim. Me keshillojne te mos puthem me gruan ne rruge: lagjia e Erdoganit, me thone per kete lagje ku partia e tij fiton shumicen. Edhe ne i kemi “lagjet e Rames”. Zonat, ku nuk ka rendesi e verteta, ku votohet gjithmone njelloj, ku ndryshimi nuk ben sens e ku e ardhmja eshte vetem nen liderin.

Duke i blere mediat, duke deformuar te verteten, duke shperfillur ndjeshmerite publike e duke na vjedhur atdheun, duke paketuar para e milionere te dyshimte per zgjedhjet, duke i mbajtur masat ne injorance diktatoret kane te njejten fytyre.

Sfida jone e fundit eshte qe, ose te luftojme per kaq pak sa na ka mbetur, ose te shkojme e ta kendojme Bella Ciao-n diku tjeter. Atje, ku nuk ka nevoje, sepse nuk ka as Rame e as Erdogan. Miku im, Allçak, do iu sugjeronte Kelnin.
/shkruar per lapsi.al/