Startoi NBA. Fitore per New Orleans. San Antonio ne veshtiresi kunder Dallas

Lidhur me artikullin:

NBA startoi zyrtarisht sezonin e ri duke nisur nje rruge te gjate qe do te kurorezohet gjate vitit te ardhshem me skuadren kampione. Ndeshjet e para zbriten ne fushe disa prej skuadrave te koshit amerikan. Nje sfide interesante ishte ajo e Luisianas ku Anthony Davis realizoi 26 pike duke udhehequr New Orleans Pelicans ne suksesin kunder Orlando Magic me rezultatin 101-84. Davis qe ishte edhe zgjedhja e pare e draftit te vitit 2012 e ka nisur kete sezon ne menyren me te mire edhe pse miqte nga Florida e mbyllen perioden e pare ne avantazh. Gjithsesi, vendasit nuk leshuan me shume terren duke u rikthyer ne avantazh 48-41, ndersa ne fundin e periodes se trete, magjiket nga Orlando ishin 3 pike ne disavantazh fale edhe nje magjie te francezit Evan Fournier me nje goditje te sakte per 3.

Me nisjen e periodes se katert, Davis u rishfaq ne nivelin me te larte, ndersa per Pelikanet nga Luisiana hyri ne loje edhe Ryan Anderson qe i dha nje tjeter ritem sfides te cilen e mbylli me 9 tentativa te realizuara nga 12 ne total. Anderson shtoi 22 pike personale ne kete sukses. Ne perballjet e tjera, kampionet e San Antonios hasen veshtiresi ne derbin e Teksasit kunder Dallas Mavericks duke fituar me rezultatin 101-100, ndeersa Houston Rockets triumfoi ndaj Los Angeles Lakers 108-90.