Starton “Fest Argjiro” ne Gjirokaster

Qindra qytetare shqiptare e te huaj jane vendosur ne Gjirokaster, ku per tri dite me radhe, grupe te ndryshme dhe ansamble nga rajoni dhe Europa, do te shfaqin tendencat e tyre folklorike ne edicionin Fest-Argjiro.

Kryetari i Bashkise Bime e ka cilesuar Gjirokastren si “zemren e trashegimise kulturore”. Ish-presidenti Alfred Moisiu dhe akademiku Rexhep Qosja jane shpallur “Qytetare Nderi”.

“Une ju falenderoj kryetar, juve personalisht dhe Keshillin Bashkiak, per nderin qe me beni, duke me bere anetar nderi te nje qyteti, qe ka dhene nje kontribut te shquar ne historine patriotike, kulturore dhe intelektuale te Shqiperise”, u shpreh ish-Presidenti Alfred Moisiu.

Ne sheshin Çerçiz Topulli eshte çelur Panairi i librit. Nderkaq, pergjate diteve te “Fest Argjiro 2014” do te mbahet edhe Kuvendi i Laberise. Festivali i Gjirokastres eshte ndjekur nga afer nga deputete, politikane dhe figura te shquara te kultures dhe historise, brenda dhe jashte vendit.