STARTUP GRIND TIRANA MIREPRET FOLESIN E RRADHES PROF. DAN SHECHTMAN

Prof. Dan Shechtman, i cili ka marr çmimin “Nobel Laureate”, nje profesor ne Institutin e Teknologjise ne Israel se bashku me Prof. Veljko Milutinovic dhe Prof. Petraq Papajorgji jane te ftuarit e ardhshem ne Startup Grind Tirana me 12 Tetor.

Paneli i diskutimit: Startup-et, ekosistemi i sipermarrjeve.

Prof. Dan Shechtman eshte profesor ne shkencat materiale ne Institutin e Teknologjise ne shtetin e Israelit, pjese e departamentit te Laboratorit “Ames” te energjise ne SHBA dhe profesor i shkencave materiale ne Universitetin e shtetit te Iowa ne SHBA.

Prof. Shechtman eshte vleresuar ne vitin 2011 me Çmimin Nobel ne Kimi per zbulimin e “quasicrystals”*.

Prof. Shechtman eshte anetar i Akademise Kombetare Inxhinierike ne SHBA dhe ne Akademine Kombetare te shkencave ne Israel. Ai eshte fitues i shume çmimeve duke perfshire “Wolf Prize” ne fizike, “Gregori Aminoff Prize” nga Akademia e Shkencave Suedeze, “EMRS award’ etj. Qe nga viti 1986 Prof. Shechtman jep mesim ne klasa per sipermarrjet teknologjike ne “Technion”. Mesimet e Shechtman kane inspiruar rreth 10.000 studente per te zhvilluar idete e tyre kreative per te lançuar startup-e.

Perveç Dan Shechtman, te ftuar do te jene edhe Prof. Veljko Milutinovic nga Universiteti i Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji nga Universiteti i New York-ut ne Tirane.

Prof. Veljko Milutinovic eshte codesigner ne DARPAs mikroprocesori i pare ne GaAs RISC. Tani ai jep mesim ne Universitetin e Beogradit ne EE dhe Matematike.

Endri Mataj, nje adhurues i teknologjise se informacionit, me diplome MS ne fushen e Telekomunikacionit ne Universitetin e Syracuse ne Nju Jork, eshte moderatori i eventit te permuajshem i cili padyshim do te udheheqe edhe takimin e rradhes me Dan Shechtman.

Startup Grind eshte nje komunitet global i startupeve i krijuar me qellimin per te edukuar, frymezuar dhe nderlidhur sipermarresit nga e gjithe bota me njeri-tjetrin. Evenimenti organizohet ne me shume se 200 qytete dhe 85 vende ne te gjithe boten ku marrin pjese themeluese lokale, inovatore, edukatore, investitore te suksesshem te cilet ndajne historite e nisjes se biznesit dhe mesimet e mesuara ne rrugen e ndertimit te kompanive te suksesshem. Intervistat mujore ne Startup Grind me nje te ftuar te fushes se biznesit dhe investimeve japin nje mundesi te shkelqyer per networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe te besueshme midis aktoreve pjesemarres ne event. Duke pare impaktin pozitiv ne dhenien e shembujve konkrete per te rinjte qe kane ide dhe duan te katapultohen ne boten e biznesit, BusinessMag ju fton te merrni pjese dhe te shpalosni idete tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe te jeni pjese aktive e komunitetit me te madh ne vend te startupeve. Per me shume informacione ju ftojme te vizitoni adresen StartupGrind.com.

Nese doni te rezervoni bileten klikoni ketu.

quasicrystals*– nje perzierje e nje grumbulli te rregullt te molekulave qe ngjan nje kristali ne kushte te caktuara

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al