Statistikat. Courtois portieri me i keq ne Premier League

Lidhur me artikullin:

Edhe pse i zuri vendin Petr Cech si numri 1 te Chelsea, duke u bere “dryni” i portes se londinezeve kur dolen kampione, 18 muaj me pare, Thibaut Courtois, sipas statistikave, eshte portieri me i keq ne Premier League. Nje start premtues i sezonin nen drejtimin e Antonio Conte, u zhduk menjehere nga humbjet ndaj Liverpool dhe Arsenal, te cilat ngjallin shume dyshime mbi projektin e italianit. Perqindja e pritjeve te 24-vjeçarit Courtois eshte 47.1%, me e uleta ne gjithe kategorine elitare angleze. Kjo do te thote se pjesa me e madhe e goditjeve ne kuadratin e “bluve” kane perfunduar ne rrjete.

Petr Cech, i cili e humbi vendin e titullarit shkoi te Arsenal dhe eshte i teti ne renditjen e pergjithshme, pasi ka pritur 70.8% te goditjeve qe ka pasur ne kuadrat. Portieret me perqindjen me te larte te pritjeve jane Claudio Bravo i Manchester City dhe Hugo Lloris i Tottenham, te cilet kane pritur plot 77.8% te goditjeve qe i kane bere ne kuadrat, me mire se çdo portier tjeter. Çuditerisht, ne vendin e trete eshte portieri i Burnley, Tom Heaton, qe ka fituar nje ndeshje me kombetaren dhe ka pritur 76.5% te goditjeve ne kuadrat.

Ne vendin e katert eshte 30-vjeçari i WBA, Ben Foster, qe ka pritur 75% te goditjeve, ndersa me pas vijne me radhe ne klasifikimin Kasper Schmeichel (Leicester), Jordan Pickford (Sunderland) dhe Petr Cech (Arsenal). Nje tjeter pozicion te habit eshte ai i David de Gea. Portieri i United eshte i 13-i ne klasifikimin e portiereve me perqindjen me te larte te pritjeve, por gjithsesi eshte shume me mire se Courtois, 65% per spanjollin, kundrejt 47.1% te belgut. Krahas Courtois, te vetmit portiere qe e kane raportin e golave te pesuar me te larte se goditjet e pritura jane Victor Valdes i Middlesbrough dhe Fraser Forster i Southampton.