Stefano Pioli ndez derbin. “Dua qe te marr fitoren e pare dhe 3 piket”

Lidhur me artikullin:

Ashtu si Roberto Mancini dy sezone me pare edhe Stefano Pioli e nis me derbin ndaj Milan aventuren e tij ne krye te stolit te Inter. Nje start i nderlikuar per ish trajnerin e Lazio te cilit i eshte besuar detyra e veshtire per te rikthyer skuadren zikalter ne rrugen e duhur pas nje fillimi aspak pozitiv te sezonit. Megjithate Pioli eshte gati dhe nuk ka frike madje 51-vjecari beson se te Dielen ne mbremje ne San Siro, do te jete skuadra e tij qe do te triumfoje ne derbin e Milanos.

Pioli e nisi me nje grup te cunguar futbollistesh punen e tij te Interi per shkak te ndeshjeve te kombetareve, megjithate prej pak ditesh ai ka ne dispozicion edhe elemente te tille si Candreva, Eder, Brozovic, Perisic, Jovetic e Joao Mario.

Ne pritje te amerikano-jugoreve trajneri italian mesa duket e percaktuar formacionin me te cilin do te zbrese ne fushe Inter ndaj kuqezinjeve te Vincenzo Montella. Por per trajnerin e ri te Interit pak rendesi ka se kush do te luaje e rendesishme eshte qe ata futbolliste qe do te zbresin ne fushe te shfaqin me te miren e tyre dhe te ndihmoje skuadren per te marre fitoren. Me nje lider si Icardi ne fushe i cili do te kerkoje te zhbllokohet sepse nuk i ka shenuar asnjehere Milan, Pioli ka besim se Inter i tij do te marre tre piket ne derbi.

Ne profilin e tij ne Twitter klubi zikalter ka percjellur deklaratat e para te trajnerit Stefano Pioli per derbin ndaj Milan ne pritje te konferences per shtyp te cilen 51-vjecari do ta zhvilloje kete te Premte dhe jo te Shtunen sic duhet te ishte ne program.

“Jane emocione te forta, te cilat duhet te na lejojne te shkojme ne kete ndeshje ne menyren me te mire te mundshme, me shume perqendrim dhe vendosmeri. Sepse duam qe derbi te jete i yni”.

Me keto fjale Stefano Pioli ndez derbin e Madonines me shpresen se te Dielen, Inter i tij do te zhvilloje nje ndeshje te madhe dhe do te marre nje fitore qe mbi te gjitha do te rikthente qetesine ne shtepine zikalter.