Steve Jobs eshte ende gjalle? Ja fotografia qe e verteton

 

Nje selfie e postuar ne rrjetin social Reddit nga TheHorseSizedDuck provon se Steve Jobs eshte gjalle ne realitet dhe ai gjendet ne Brazil.

Fotoja, qe po ben xhiron e botes, tregon nje burre, i cili i ngjan se tepermi bashkethemeluesit te Apple, Steve Jobs, i cili ka veshur nje t-shirt te zeze dhe po transportohet me nje karrike invalidi nga nje djalosh.

Djali, qe ka postuar kete foto, i ka vene asaj nje diciture provokuese: Steve Jobs, eshte ne Rio e Janeiro, gjalle.”

Pas postimit te fotos ne Reddit, komentet vershuan ashtu sic edhe imagjinohej.  Shume nga komentuesit menduan se kjo ishte nje fotomontazh. Ndersa shume te tjere ju permbajten teorise se shume nga VIP-at si Elvis Presley, Jim Morrison, Michael Jackson, Heath Ledger dhe Amy Winehouse, qe tashme jane ne boten e pertejme, nuk kane vdekur ne realitet. Ato gjenden ne Dead Celebrity Island (ishullin e VIP-ave te vdekur).

Pavaresisht gjithe teorive dhe hipotezave qe mund te dalin ne pah, pyetja mbetet: kush eshte burri ne foto?