Stoli i perfaqesueses se Anglise eshte i mallkuar

Lidhur me artikullin:

Nje histori e gjate skandalesh. Stoli i Anglise eshte nje mine me sahat per kedo qe merr guximin te drejtoje Kombetaren e Tre Luaneve. Ndoshta nje mallkim, por gjithashtu edhe nje post prestigjoz dhe intrigues per nje njeri qe deshiron te zbuloje horizonte te reja sportive. Largimi i Allardyce pas skandalit te diteve te fundit eshte i fundit ne radhen e gjate te problematike qe ka shfaqur stoli i Anglise ne te shkuaren.

Qe prej vitit 1990 kur Sir Bobby Robson u largua, Tre Luanet jane drejtuar nga 9 trajnere, te cilet ne nje menyre apo ne nje tjeter, kane hasur perhere pengesa te medha ose ne rastin me te keq, i kane kerkuar vete telashet. Ne vitin 1999, Glenn Hoddle i cili ndodhej prej tre vitesh ne krye te pankines, u shkarkua nga Federata per shkak te nje interviste te shumediskutuar ne “Sportsweek”. Ironike po te mendosh se intervista e tij nuk kishte asnje lidhje me futbollin por me çeshtjet fetare pasi ne kendveshtrimin e ish lojtarit te Tottenham, Zoti nuk ekziston.

Sven Goran Eriksson u perfshi ne dy debate publike edhe pse mund te konsiderohet nje nga trajneret me te suksesshem te Anglise ne tre dekadat e fundit. E kualifikoi skuadren deri ne çerekfinalet e Boterorit 2002 dhe 2006 por historia roze me sekretaren e federates, Faria Alam ia uli ndjeshem kuotat. Skandali seksual plasi ne vitin 2004 por pavaresisht kesaj Eriksson arriti ta ruante vendin e punes. 18 muaj me pas ai i mbijetoi edhe nje incidenti tjeter pasi u pergjua duke deklaruar se ishte gati te largohej nga stoli i Anglise per nje page me te larte. Gjithsesi, largimi i tij erdhi pas Kupes se Botes 2006.

Nje tjeter moment krize, Anglia pesoi edhe ne vitin 2012 kur John Terry iu hoq shiriti i kapitenit nga Fabio Capello. Lojtari i Chelsea u akuzua per fraza raciste ndaj Anton Ferdinand dhe ky ishte nje moment delikat edhe per trajnerin italian qe duhej te menaxhonte nje skuader aspak komode. Ky telash e komplikoi situaten per Capello qe kishte arritur te ruante postin pas Boterorit 2010 ku nuk la nje shije te mire. Terry u shpall fajtor per frazat raciste ndersa ne po te njejtin vit, Capello u largua nga stoli i Anglise.

Roy Hodgson? Ndoshta nje nga te paktet qe i ka shpetuar stuhise se skandaleve. Plaku i urte arriti te menaxhonte me kujdes dhomen e zhveshjes, edhe pse u kritikua ashper per deshtimin e turpshem ne Euro 2016 ku Anglia u eliminua nga Islanda. Ndoshta nje nga disfatat me te renda dhe te turpshme te historise se futbollit ishullor.