Stop dietes dhe palestres, 5 alternativa argetuese per te humbur peshe
Nese deshironi te beni nje pushim nga dietat dhe fitnesi, provoni keto pese alternativa argetuese per te qendruar ne forme
Nder dietat e shpeshta qe ndjekim dhe ushtrimet e fitnesit qe jemi te detyruar t’i bejme per te tonifikuar dhe per te humbur peshe, nje dite pushimi eshte e detyrueshme. Por lajmi i bukur eshte qe ne ditet tona te lira nga dietat dhe fitnesi, mund te fitohen te njejtat benefite vetem nepermjet nje qeshje te thjeshte dhe jo vetem…
 
Qeshni per te humbur peshe
Studimet e kryera nga dr.Lee Berk (Universiteti Loma), thone se te qeshesh shpesh, ne organizmin tone, ka te njejtat efekte te ngjashme me ato te nje seance palestre te moderuar. Gjithashtu, nje e qeshur me shpirt permireson humorin, sistemin imunitar, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin e tmerrshem. Studiuesit e Universitetit te Maryland, te shkolles se mjekesise, kane zbuluar se te qeshesh eshte nje ushtrim i mire per zemren. Kerkimi i tyre sugjeron qe 15 minuta qeshje ne dite ndihmojne enet e gjakut te funksionojne me mire, ndersa ju do te keni te njejtat perfitime shendetesore te ngjashme me nje stervitje ne palester.
 
Kokoshka: ushqim dietik
Nese nepsi i urise eshte ne rritje, provoni te hani kokoshka. Ne fakt, kokoshkat jane e njejta alternative e atyre ushqimeve te lehta, jo te pasura me shume kalori dhe sheqerna, qe do te shkaterronin dieten. Joe Vinson, nje studiues i Universitetit te Scranton, ka zbuluar qe kokoshkat permbajne pothuajse dyfishin e cilesise se antioksidanteve te perfshira te frutat dhe perimet. Po ashtu, kokoshkat, pervecse jane me baze te ulet kalorike, jane te pasura me fibra dhe ndihmojne ne uljen e kolesterolit.
 
Cokollata: nje antioksidant perfekt
Lajme te mira per adhuruesit e cokollatave. Shkencetaret kane zbuluar se sasite e vogla te cokollates se erret jane nje ndihme mjaft e madhe per shendetin tone. Hulumtuesit e Wayne State University kane treguar se nje njesi bimore (epicatechina), e pranishme ne cokollate, stimulon te njejten pergjigje muskulore si nje ushtrim fizik. Pervec kesaj, ajo ndihmon ne ngadalesimin e plakjes se muskujve. Kerkimi ka sugjeruar se cokollata mund te jete njesoj e shendetshme sa frutat, duke pasur nje sasi te konsiderueshme antioksidantesh.
 
Muzike per te qendruar ne forme
Muzike per te vrapuar, per te bere palester apo edhe per t’u degjuar ne qetesi totale: rezultati duket te jete i njejte ne te gjitha rastet. Nje studim i kryer nga Universiteti Sussex dhe Instituti Max Plank ne Leipzig, ne Gjermani, ka zbuluar se te degjosh vetem 50 minuta muzike ne dite, antitrupat ne organizmin tone pesojne nje rritje te cuditshme. Nderkaq, hulumtuesit e Universitetit te Maryland, te shkolles se mjekesise, ne Baltimora jane te bindur se perfitimet nga muzika perfshijne edhe sherimin nga traumat. Njerezit behen me te forte per te kaluar cdo dhimbje, ndersa ajo, muzika, eshte nje ndihme e madhe per shendetin tone mendor.
 
Atehere cfare te keqe ka te besh nje dite pushim midis kenaqesise se cokollates, te nje muzike te mire dhe nje qeshjeje me shpirt? Provojeni….