Studimi, 92% e studenteve preferojne libra fizike sesa e-books

Na vjen keq, teknofile! Ndersa bota po behet gjithnje e me dixhitale, kur eshte fjala per leximin, librat e rregullt po i qendrojne kohes. Ne nje studim te ri te kryer nga profesori i gjuhesise ne Universitetin Amerikan Naomi Baron, hulumtuesit kane gjetur se nje shumice e madhe e studenteve preferojne libra fizike – me kapak dhe leter – me shume se e-books per te lexuar me ore te tera.

TechSot.Al raporton se per studimin, Baron anketoi mbi 300 studente universitare nga SH.B.A, Japonia, Gjermania dhe Sllovakia rreth preferencave te tyre te leximit. Mes opsioneve per libra fizike dhe pajisje elektronike te leximit, 92% e studenteve kane thene se mund te perqendrohen me mire me libra fizike.

“Ka dy çeshtje te rendesishme. E para ishte se ata thone se hutoheshin me gjera te tjera nese lexonin e-libra”, ka thene Baron per The New Republic. “E dyta kishte te bente me lodhjen e syve dhe dhimbjen e kokes dhe parehatine fizike.”

/Techsot.al/