Studimi i Dhomes Amerikane: “Perkeqesim i treguesve dhe rritje e skepticizimit”

Sipas Dhomes Amerikane te Tregtise, skepticizmi i sipermarrjes ndaj klimes se biznesit eshte rritur. Sipas indeksit, nga 27 treguesё te matur ne total, vetem 3 u permiresuan, qe perbejne rreth vete 10 per qind te tyre ne total.

Tre treguesit me problematike te biznesit aktualisht jane niveli i taksave, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, si dhe burokracia e qeverise. Por per qeverine kjo eshte paradoksale, nderkohe qe shifrat e vete ekonomise jane ne rritje.

“Nga njera ane treguesit thone qe kemi rritje ekonomike, ulje te informalitetit, ndermarrje qe shprehen te lumtura per menyren sesi kane ecur financiarisht vitin e kaluar, por klima e biznesit qe ato perceptojne nuk eshte e kenaqshme”, deklaroi ministrja e Ekonomise, Milva Ekonomi.

Si gjithmone, per dilemat shqiptare partneret nderkombetare e kane nje pergjigje. Ne kete rast eshte nje togfjalesh shume i perdorur vitin e fundit.

“Zakonisht, kur flitet per reformen ne drejtesi fokusi vihet te krimi, korrupsioni, gjykatat, etj. Por pak flitet per perfitimet madhore qe kjo reforme do te sjelle ne komunitetin e biznesit. Kjo reforme eshte kritike. Ne besojme se do te adoptohet shpejt dhe kur te ndodhe, kjo do te çoje nje mesazh shume te forte per Shqiperine ne pergjithesi, por ne veçanti per klimen e biznesit”, deklaroi nje nga specialistet e huaj.

/Top-Channel