Studimi suedez. Goditjet e topit me koke mund te sjellin demtime ne tru

Nese do te duhej te zgjidhte mes dy goditjeve me koke te finales se Boterorit 2006, Marco Materazzi nuk do te kishte dyshime: ajo e marre nga Zidane ishte padyshim me e dhimbshme se goditja finale, me ane te se ciles mbrojtesi i azzurreve sigloi ate barazim provizor 1-1 ndaj Frances. Nejse, as studiuesit e Universitetit te Stirling nuk do te krahasonin kurre intensitetin mes dy goditjeve. Por, mes korridoreve te universitetit skocez rezultatet e raportit mbi marredhenien mes goditjeve me koke dhe funksioneve cerebrale, kane nisur te qarkullojne me shpejtesi te madhe.

Sikurse evidentohet nga puna e publikuar ne revisten “EBioMedicine”, te godasesh topin me gjymtyrin ekstremisht me te siperm te trupit (koke), ndikon ne funksionimin e trurit, ne radhe te pare, te memoria, per 24 oret pas goditjes. E thene ne kete menyre, perdorimi i tepruar i alkolit dhe konsumimi i drogave do te ngjanin gati te pademshme ne raport me kete praktike. Ne fakt nuk eshte keshtu. Studiuesit britanike kane identifikuar nderkohe, ndryshime te vogla por domethenese, si rrjedhoje e nje serie prej 20 goditjeve me koke, si reduktimi i funksionimit te memories, qe u identifikua mes 41% dhe 67% ne harkun kohor te 24 oreve pas godjeve.

Sikurse raporton “BBC” behet fjale per studimin e pare qe gjurmon efektet direkte mbi trurin e futbollistee te ekspozuar ne menyre te shpeshte ndaj goditjeve me koke. Eksperimenti u zhvillua duke u kerkuar disa futbollisteve qe te godasin me koke per 20 here topin qe qellohej nga nje makineri qe simulonte goditjet e kendit. Ne punen e tyre, studiuesit specifikojne se si po kerkojne ende te kuptojne nese ndryshimet te cilave i nenshtrohet truri, jane te perkoheshme, pas disa ndeshjesh futbolli, apo me afatgjata. Gjithsesi, doktor Willi Stewart, nje prej autoreve te studimit te publikuar ne revisten e specializuar, sugjeron madje qe te evitohet loja e futbollit ne rrethanat te tilla si para nje provimi. “Ekzistojne efekte me kohezgjatje te shkurter dhe te tjera qe zgjasin per 24 ore. Nese do te isha babai i nje femije qe te nesermen do te duhet te jape nje provim, atehere do t’i keshilloja qe te mos shkonte te pakten per ate dite ne stervitje”, shprehet Stewart.

Doktoresha Lindsay Wilson, docente e psikologjise ne Universitetin e Stiriling nenvizon nderkohe rendesine shkencore te nje studimi te tille. “Mbreteron zakonisht skepticizmi mbi lidhjen reale mes goditjeve me koke ne futboll dhe ndryshimeve ne tru, por ekzistojne prova te dushkme. Nevojitet te vijohet ne kete tip kerkimesh per te kuptuar mire çfare ndodh saktesisht pas nje goditje me koke dhe sa mund te zgjasin efektet konseguente”, deklaron Wilson. Nderkohe, qe majin e kaluar, Federata e Futbollit kishte njoftuar vullnetin qe te udhehiqte nje studim mbi lidhjet e mundshme mes futbollit dhe demtimit cerebral. Nje iniciative e lindur ne vazhden e fushates se kerkimeve te promovuar nga familja e Jeff Astle, ish-sulmuesi I Notts County dhe West Bromwich, i vdekur ne vitin 2002, ne moshen 59 vjeçare. Ne vijim te vdekjes se tij, nje hetim nxori ne drite lidhjen mes vdekjes se tij dhe zakonit per te goditur me koke topat ne kohen e tij. Ish-futbolliti i kombetares se Anglise, i titulluari “the King” – “Mbreti”, ishte i famshem pikerisht per aftesite e tij te jashtezakonshme ne zone. Nje studim i vitit 2014, i realizuar nga Universitetit i Torontos, rikonfirmoi mundesine qe goditjet e perseritura me koke qendronin ne baze te traumave kronike te pesuara nga Astle, te cilat kishin degjeneruar me kalimin e moshes.

Puna e Universitetit te Stirling ka çuar keshtu ne rikonfirmimin e argumentit “goditje me koke-tru”. Sipas ish-numrit nje te Federates Skoceze te Futbollit, Gordon Smith, Skocia duhet te konsideroje hipotezen qe te ndaloje goditjet e topit me koke per femijet e kategorive inferiore ne ekipet e te rinjve. “Duhet te testojme kete skenar per futbollistet e nje moshe te caktuar, duke tentuar te shkurajuar nje loje ne ajer, pikerisht per te evituar qe te kihet efekte te padeshiruara ne moshat e vogla”, deklaroi Smith. Nese tingellon si nje propozim ashtu i hedhur ne ajer, duhet te dini se nje propozim i ngjashem u be nje vit me pare nga Federata e Futbollit te Shteteve te Bashkuara. Loja ne ajer per femijet deri ne 10 vjeç te ndalohet, persa i perket akademive dhe klubeve te MLS, dhe nuk keshillohet per klubet e tjera jashte kontrollit direkt te Federates. Nje reforme kjo e lindur ne vijim te aksionit te ndermarre nga prinderit e shqetesuar per formimin e femijeve te tyre. Nderkohe, vete Gordon Smith, i cili ne karrieren e tij si futbollist ka veshur fanellen e Rangers dhe Manchester City, nuk e ka problem te pranoje: “Nese do te mund te zgjidhja te luaja serish, me mundesine qe te goditurit e topit me koke mund te kete konseguenca, do ta beja serish. Ishte gjeja qe kam dashur me shume ne jeten time”.